ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Rreth iniciativës për re(de)formimin e legjislacionit lidhur me financimin e subjekteve politike

Agnesa Haxhiu

Në vitin 2016 kur Kosova kishte nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim Asociimi,  Agjenda për Reforma Evropiane ishte lansuar si dialog i nivelit të lartë në mes BE – së dhe Kosovës në mënyrë që të përshpejtohej zbatimi i kësaj marrëveshje. Zbatimi i ERA – së kishte filluar në nëntor 2016 me qëllim që të ndërmerren të gjitha reformat e përcaktuara me Planin e Veprimit dhe kjo agjendë të përmbyllej brenda vitit 2017. Në kuadër të këtij plani, Qeveria e Kosovës kishte paraparë edhe reformën lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e partive politike. Mirëpo shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në maj të vitit 2017 e pezulloi përkohësisht zbatimin e këtij plani. Pasiqë konstituimi i institucioneve pas zgjedhjeve mori pothuasje 4 muaj kohë, Qeveria e re nga tetori i vitit 2017 kishte nisur hartimin e koncept – dokumentit lidhur me ndryshimet e nevojshme në kornizën ligjore që rregullon financat e subjekteve politike.

Ligji për financimin e subjekteve politike i cili ishte miratuar në vitin 2010 i ishte nënshtruar plotësim/ndryshimeve dy herë radhazi (në vitin 2012 dhe 2013). Ndryshimet që ishin shtruar si të nevojshme këtë herë nga komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kishin për qëllim vendosjen e rregullave më rigoroze në kontrollin e financave të subjekteve politike sidomos në kohë të zgjedhjeve.

Megjithë punën e mirë që grupi punues qeveritar kishte bërë në hartim të koncept dokumentit dhe adresimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venedikut, këto propozime nuk i përkrahu Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa, komision ky që ishte edhe përgjegjës për amendamentim të këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës. Ndryshimet e propozuara përmes amendamenteve nga grupi punues i Komisionit për Buxhet dhe Financa vetëm sa e kishin degraduar draftin aktual të ligjit, draft ky i cili u miratua nga Komisioni në fjalë.

Duke e parë mungesën e vullnetit të subjekteve politike që të angazhohen për rritje të transparencës dhe ndërmarrjen e reformave të duhura në këtë fushë, organizatat e shoqërisë civile filluan një fushatë kundër miratimit të atyre ndryshimeve të propozuara nga vet subjektet politike.

Shoqëria civile vlerësonte se verzioni i projektligjit i amendamentuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa  ishte në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe me rekomandimet e Komisionit të Venedikut. Me ndryshimet e propozuar nga Kuvendi, u vlerësua që Projektligji kishte dështuar të adresojnte prioritetet e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për transparencë, llogaridhënie, zbatim dhe sanksionim efikas të partive politike. Kjo duke u mundësuar subjekteve politike të fshehin identitetin e kontribuesve financiarë të tyre, duke ngritur shumëfish lartësitë e këtyre kontributeve, duke ua zgjatur afatet për publikimin e raporteve financiare të fushatës dhe duke i zvogëluar gjobat, në rastet kur partitë e shkelin ligjin, dhe duke rrezikuar integritetin e procesit të reformës zgjedhore me cenimin e pavarësisë së Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike nga politika.

(Vazhdon pjesa e dytë)

Postime të ngjajshme
ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Mbikëqyrja e financave të subjekteve politike në Kosovë: Pritshmëritë

ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Mbikëqyrja Parlamentare e financimit të subjekteve politike në Kosovë

ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Platformat online – si front i ri për shpenzime të pagjurmuara gjatë fushatave elektorale

ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Zëri i shoqërisë civile kundër Projekligjit për financimin e subjekteve politike

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *