BallinaKonferencat për media

35% e qytetarëve të katër komunave, kanë votuar deri në orën 16:00

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019

Komunikata e tretë për Media

Ora 18:00


Mitrovicë e Veriut, 19 maj 2019

Dalja në Zgjedhje 

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, po vazhdon vëzhgimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019. Procesi i votimit po vazhdon të zhvillohet i qetë.

Deri në orën 16:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë rreth 35% e të gjithë votuesve me të drejtë vote.

Dalja e votuesve sipas komunave: Zubin Potok (39%), Zveçan (38%), Leposaviq(34%) dhe Mitrovicë e Veriut (33%).
 

Parregullsitë më të shpeshta që po e përcjellin procesin e votimit në terren deri në orën 16:00 janë:

-Votimi familjar i evidentuar në 23 vendvotime, në katër komunat ku po mbahen zgjedhjet.
-Ankesa lidhur me Listën e Votuesve janë raportuar në 6 raste.
– Votimi jashtë kabinës, është vërejtur në pesë raste.
-Tentime për të votuar më shumë se një herë (votimi i dyfishtë), janë evidentuar në dy raste.

 
***
DnV-ja kërkon nga subjektet politike të vazhdojnë të përmbahen nga çdo veprim që mund të cenoj integritetin e procesit zgjedhor. DnV-ja kërkon nga komisionerët vigjilencë të shtuar deri në përmbyllje të procesit të numërimit. 

Postime të ngjajshme
BallinaKonferencat për media

Rezultatet preliminare të DnV-së për zgjedhjet në katër komunat

BallinaKonferencat për media

 21% e qytetarëve të katër komunave, kanë ushtruar të drejtën e votës deri në ora 12:00

BallinaKonferencat për media

DnV: Fushatë e qetë dhe pa incidente në Veri të vendit

Konferencat për media

DnV do të vëzhgojë procesin zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës me mbi 100 vëzhgues

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *