Të ndryshme

Demokracia në Veprim fton qytetarët të jenë pjesë e vendim-marrjes përmes votës

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare, Demokracia në Veprim, po realizon një seri debatesh me qytetarë e përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje në mënyrë që zëri i secilit qytetarë në Kosovë të merret parasysh.
Në panelet e përbëra nga përfaqësues të Demokracisë në Veprim dhe zyrtarët e KQZ-së nga komunat përkatëse është diskutuar mbi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, mbi listat zgjedhore, ndërrimet e vendvotimeve, përgatitjet e Demokracisë në Veprim për monitorimin e zgjedhjeve dhe prezencën e vëzhguesve të saj etj.
Kjo seri debatesh po arrin që të përçoj mesazhin që pjesëmarrja në zgjedhje është instrumenti më demokratik dhe përfaqësues për të qenë pjesë direkte e politikë-bërjes dhe vendim-marrjes dhe kushti kryesor që në ardhmen të mund tu kërkohet llogari zyrtarëve të zgjedhur. 

Postime të ngjajshme
Të ndryshme

PARTITË POLITIKE VS TRANSPARENCA NË FUSHATË

Të ndryshme

DnV prezanton raportin e parë javor nga monitorimi i fushatës zgjedhore dhe mediave

Të ndryshme

Komunikatë për Media

Të ndryshme

Komunikatë për Media (14 h)

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *