Gjatë vitit 2009, DnV ka implementuar një fushatë për edukimin e votuesve përmes klipeve televizive, broshurave të shpërndara përmes gazetave, rrjeteve sociale, pakove të sheqerit, billbordave dhe mjeteve të tjera. DnV gjithashtu ka organizuar një garë për videon më të mirë të votuesve të rinjë, e cila ka pasur qëllim të motivoj votuesit për të votuar në ditën e zgjedhjeve. Gjatë zgjedhjeve për Kuvend të vitit 2010, DnV ka angazhuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, në një klip motivues televiziv. Gjithashtu, KDI ka mbështetur projektin hulumtues “Rritja e Besimit në Zgjedhje: Rasti I Monitoruesve Zgjedhorë në Kosovë”, për të përzgjedhur mesazhet të cilat janë përdorur në hulumtim, dhe ka ofruar assistencë logjistike për shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Në vitin 2011, gjatë mandatit të Komisionit Parlamentar për ndryshime Kushtetuese, DnV në bashkëpunim me National Democratic Institute (NDI), e mbështetur nga USAID, zhvilloi një fushatë edukuese për punën e këtij komisioni dhe ndryshimet kushtetuese, duke i përfshirë qytetarët në debatet publike për këto ndryshime. Një klip televiziv me moton “Fol, bëhu pjesë e procesit” është transmetuar në televizionet lokale dhe qëndrore. Billborde dhe fletushka janë dizajnuar dhe shpërndarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Pas fushatës mediale, debate publike janë organizuar në qytetet e mëdha të Kosovës, që të dëgjohen zërat e qytetarëve rreth ndryshimeve kushtetuese. DnV gjithashtu ka organizuar një debat me nxënësit e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku kanë marrë pjesë mbi 500 nxënës dhe staf akademik të cilët kanë dhënë kontribut rreth ndryshimeve kushtetuese. DnV vazhdoi aktivitetet për edukimin e votuesve edhe në vitin 2012, e mbështetur nga USAID përmes International Foundation for Electoral Systems. Gjatë kësaj fushate, DnV ka mbajtur mbi 1000 orë mësimore me votuesit e rinjë, ka organizuar 7 debate rajonale, 7 debate në universitete, radio dhe TV debate, fushatë derë më derë nëpër fshatra, dhe garën për esenë më të mirë për votuesit e rinjë.