Koalicioni Demokracia në Veprim është themeluar në vitin 2007 nga 11 organizata joqeveritare kosovare, shumica prej të cilave kishin përvojë të mëhershme në monitorimin e zgjedhjeve. Demokracia në Veprim mbështetë promovimin e zgjedhjeve të lira si pjesën më thelbësore për një shoqëri demokratike. 
Objektivi kryesor i Demokracisë në Veprim është sigurimi i një procesi zgjedhor sipas standardeve universale për zgjedhje te lira te drejta dhe te barabarta dhe vëzhgim te paanshëm te procesit zgjedhore që inspiron besim tek qytetarët.
Përmes pjesëmarrjes së shoqërisë civile ky koalicion promovon: pjesëmarrjen në zgjedhje të lira përmes edukimit të votuesve,promovon te drejtën dhe obligimin e qytetarëve që të jenë pjesë e procesit zgjedhor, bashkëpunon me organizata vendore, rajonale dhe ndërkombëtare për ndërtimin e nje procesi transparentë dhe vëzhgim te procesit ne mënyre të paanshme si kontribut ne avancimin e jetës demokratike në Kosovë.