BallinaKonferencat për media

Komunikata e katërt për media |Ora 18:30| DnV: Deri në ora 17:00 dalja në votime është 38%, bëhet thirrje për vigjilencë në numërim

Në më pak se një orë nga mbyllja e vendvotimeve, koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” mbetet i përkushtuar ta mbajë publikun të mirë informuar për përmbylljen e procesit të votimit dhe fillimin e procesit të numërimit.
 

  1. Dalja në votim

 
Dy orë para mbylljes së vendvotimeve (deri në orën 17:00), sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 38 % e qytetarëve me të drejtë vote.

II.           Parregullsitë më evidente gjatë pasdites
 
Vështirësitë e votuesve në gjetjen e vendvotimi të duhur
Këto vështirësi  kanë vazhduar gjatë intervalit kohor 13:00 – 17:00. Numri total i këtyre rasteve ka qenë 7200 në 2408 vendvotime.

Ofrimi i asistencës
Asistenca gjatë votimit është një ndihmë e cila mund t’i ofrohet votuesit, nën rrethana të veçanta në mënyrë që çdo votues të ketë mundësinë e ushtrimit të së drejtës së tij/saj juridike për të votuar. Rregulla zgjedhore përcakton se asistenca në votim nuk mund të ofrohet më shumë se një herë nga i njëjti qytetar ndërsa anëtarëve të KVV-vë apo vëzhguesve të akredituar u ndalohet rreptësishtë të ofrojnë asistencë në votim.
 
Në të kaluarën kjo metodë është keqpërdorur për të imponuar apo deformuar vullnetin e lirë të qytetarëve duke ndikuar drejtpërdrejt në përzgjedhjen e një subjekti politik apo kandidatëve të caktuar.
 
Gjatë orëve të pasdites (13:00 – 17:00)  janë raportuar:
 
a) Rreth 23 mijë e 500 votues me asistencë, përndryshe kjo dukuri mbetet më e theksuara në këto zgjedhje dhe është njëjtë e përhapur në të gjitha komunat.
Madje ka pasur raste kur ky fenomen nuk është  evidentuar fare në Librin e Votimit sikurse në vendvotimin 0108C/05D,  shkolla “Isa Boletini” në Deçan.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare të 2017, numri total i votuesve që kanë votuar me asistencë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve ishte 31,477.
 
b) 71 raste kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë e regjistruar në 40 vendvotime. 
 
c) 41 raste kur anëtarët e KVV-ve kanë asistuar votuesit për të votuar në 25 vendvotime.

Cenimi i fshehtësisë së votës 
Fshehtësia e votës është thelbësore në sigurimin e integritetit zgjedhor, sepse i mundëson votuesit të votojë me pavarësi të plotë. Nëse kjo fshehtësi cenohet, atëherë votuesi mund të frikësohet dhe të shtrembërojë vullnetin e tij.
 
Cenimi i fshehtësisë së votës është një problem që ka shoqëruar vazhdimisht procesin zgjedhor në Kosovë dhe është manifestuar përmes fotografimit të votës, qëndrimit të dy e më shumë personave prapa kabinës së votimit apo përmes bërjes publike të votës nga vetë votuesi. Këto dukuri shpesh ndërlidhen edhe me blerjen e votës si një dëshmi e votuesit për votën e dhënë për një subjekt politik të caktuar.
 
Midis intervalit kohor 13:00 deri 17:00, ka rënie të parregullsive në vijim:
 
d) Fotografimi i votës është evidentuar në 55 raste, në 32 vendvotime.
 
e) Bërja publike e fletëvotimit është raportuar në 17 raste, në 14 vendvotime.
 
f) Qëndrimi i më shumë se një personi prapa kabinës së votimit është evidentuar në 80 raste dhe këtu nuk bëhet fjalë për votim me asistencë. Kjo ka ndodhur në 41 vendvotime.
 
DnV ua rikujton qytetarëve që Kodi Penal i Republikës së Kosovës dënon çfarëdo cenimi të fshehtësisë së votës me burgim deri në gjashtë (6) muaj. Kurse kushdo që kërkon nga votuesi ta bëj të ditur votën e hedhur, me anë të përdorimit të forcës, kanosjes serioze, apo çfarëdo forme tjetër të kundërligjshme, dënohet me burgim deri në një(1) vit.
 
Keqpërdorimi i të drejtës së votimit:
 
Tentativat për të cenuar zhvillimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor duke synuar manipulimin e procesit të zgjedhjeve, me anë të votimit të shumëfishtë, po evidentohen nga vëzhguesit në terren.
 
Prej orës 13:00 deri në 17:00:
 
f) Është raportuar për 1 rast kur votuesi ka futur më shumë se një fletëvotim në kuti. Në vendvotimin 3201A/02R, shkolla “Anadolu” në Mamushë, raportohet se një person ka marrë dy fletëvotime dhe i ka plotësuar të dyja. Komisionerët kanë lejuar një veprim të tillë. Rasti është proceduar nga DNV në Prokurori të Shtetit.

Tani kur kanë mbetur pak minuta deri në mbyllje të procesit të votimit, DnV fton institucionet për menaxhim të zgjedhjeve t’ua mundësojnë të gjithë qytetarëve të cilët në orën 19:00 janë duke pritur në rradhë për të votuar në Qendra të Votimit, të votojnë dhe t’a shprehin vullnetin e tyre lirshëm.

DnV kërkon nga trupat për menaxhim të zgjedhjeve të kenë vëmendje të shtuar gjatë numërimit të fletëvotimeve në mënyrë që të garantohet një proces kredibil.
DnV kërkon nga të gjitha subjektet politike të tregojnë maturi, vetëpërmbajtje dhe racionalitet në veprimet e tyre në mënyrë që të evitohen tensionet e panevojshme.
 

Postime të ngjajshme
BallinaKonferencat për media

Komunikata e pestë për media DnV: Rezultatet preliminare për fletëvotimet e numëruara për 1355 vendvotime ose 53% e të gjitha vendvotimeve

BallinaKonferencat për media

Komunikata e tretë për media |Ora 14:30| DnV: Votimi me asistencë shumë i shprehur

BallinaKonferencat për media

Komunikata e dytë për media|Ora 11:00|DnV: Procesi i votimit po rrjedh i qetë, raportohet për vështirësi të qytetarëve në gjetjen e vendvotimeve të duhura

BallinaKomunikatë për media

Komunikata e parë për Media Ora 08:15 DnV: Nis procesi i votimit, 2.6% e vendvotimeve hapen me vonesë

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *