
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e djeshme ka diskutuar për decertifikimin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin. Kujtojmë se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2008, parasheh që personat e shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit të mos kenë të drejtë të certifikohen si kandidatë për të garuar në zgjedhje. E drejta për tu zgjedhur e garantuar me Kushtetutë, në këtë rast mohohet për shkak të vendimit të gjykatës