ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Platformat online – si front i ri për shpenzime të pagjurmuara gjatë fushatave elektorale

Agnesa Haxhiu

Meqenëse zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit ishin të parakohshme, edhe periudha kohore për fushatë për subjektet politike ka qenë më e shkurtër, prej 10 ditësh. Gjatë dhjetë ditëve zyrtare të fushatës zgjedhore, vëzhguesit e DnV- përveç monitorimit të të gjitha aktiviteteteve në teren, kanë monitoruar edhe mbulueshmërinë e aktiviteteve të subjekteve politike që po garonin në këto palë zgjedhje në paraqitjet e tyre në televizive (kronikat zgjedhore dhe spotet reklamuese, tubimet e transmetuara drejtpërdrejtë), paraqitjet e drejtpërdrejta (livestream) nga portalet etj.

Duke marrë parsysh nivelin e lartë të përdorimit të mediave sociale dhe përparësitë e të bërit fushatë në platformat online, subjektet politike dhe kandidatët në këto zgjedhje kanë orientuar kryesisht fushatën e tyre në këto platforma, posaqërisht atë të facebook –ut. Për këtë arsye, DnV krahas monitorimit të mediave ka monitoruar edhe platformën Facebook, gjegjësisht ka monitoruar faqeve zyrtare të facebook-ut të partive politike dhe faqet zyrtare të kandidatëve për kryeministër nga të gjitha partitë garuese. Sipas raportit të DnV-së, përdorimi i facebook-ut është vërjetur më së shumti në transmetimet e tubimeve me “livestream” përmes faqeve të facebookut nga ana e portaleve kryesore në vend.

Sipas raportit të DnV-së, nga monitorimi i faqeve zyrtare të partive politike garuese në zgjedhje për numrin e postimeve të tyre, del që në këtë aspekt prinë Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) me 245 postime për të gjithë periudhën prej 10 ditësh të fushatës zgjedhore. Subjekti i dytë është koalicioni AAK-PSD me 244 postime. Pas tyre vjen koalicioni NISMA-AKR me 245 postime. LDK është subjekti i katërt me 107 postime, LVV me 86 postime dhe PDK me gjithsej 65 postime. Ndërsa sa i përket numrit të postimeve tek partitë serbe, ai është dukshëm më i vogël në krahasim me partitë shqiptare. Sipas raportit të monitorimit të DnV-së, Lista serbe ka pasur gjithsej 54 postime, SLS me 27 postime, koalicioni Slloboda me 18 postime dhe PKS kanë vetëm nga 3 postime.

Përveç faqeve zyrtare të partive politike, në kuadër të monitorimit të platfromës së facebook-ut, DnV-ja ka monitoruar edhe faqet zyrtare të kandidatëve për kryeministër gjatë fushatës dhjetë ditore. Bazuar në të dhënat e monitorimit, Ramush Haradinaj prinë me numrin më të madh të postimeve me gjithsej 138, i pasuar nga Kadri Veseli me 89, Vjosa Osmani me 78, Fatmir Limaj me 72 dhe Albin Kurti me 42, Nenad Rashić dhe Slavisha Petrović me nga 4 postime. Ndërkaq nëse shohim se sa prej postimeve të tyre kanë qenë të sponsoruara, sipas të dhënave të monitorimit nga DnV-ja, Vjosa Osmani prinë për nga numri i postimeve të sponzoruara me gjithsej 24 prej tyre. I dyti për nga numri i postimeve të sponzoruara është Ramush Haradinaj me 17 sosh, i pasuar nga Kadri Veseli me 12 postime të sponzoruara, Fatmir Limaj me 8 të tilla ndërkaq Albin Kurti nuk ka asnjë postim të sponzoruar gjatë fushatës zgjedhore.

Për të gjithë periudhën e fushatës, DnV ka monitoruar edhe shpenzimet për organizim të aktiviteteve dhe shpenzimet për reklamim apo transmetim të ngjarjeve të fushatës zgjedhore. Bazuar në të dhënat e monitorimit ng DnV, subjektet politike të monitoruara nga rreth 3 milionë e 636 mijë euro të shpenzuara në gjatë fushatës zgjedhore 10 ditore, ku prej tyre janë shpenzuar rreth 249 mijë e 894 euro për spote reklamuese, rreth 328 mijë e 650 euro për transmetim e tubimeve në televizione, si dhe rreth 764 mijë euro për transmetim të drejtpërdrejt në rrjetin social “Facebook.”

Për shkak të mungesës së informatave lidhur me shpenzimet e partive politike për sponzorim dhe reklamim në këtë platformë, DnV-ja në kuadër të shpenzimeve gjatë fushtës zgjedhore ka monitoruar vetëm shpenzimet e partive politike për ‘facebook live’. Nga këto të dhëna del se dy prej partive që kanë shpenzuar më shumë në këtë kategori janë LDK-ja dhe AAK-ja me € 263,100 respektivisht € 220,800 shpenzime. Pas tyre është PDK-ja me € 170,200 shpenzime, NISMA-AKR me € 93,700, LVV-ja me € 13,800 dhe Lista Serbe me € 2,800 shpenzime.

Në raportet financiare të fushatës së subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhur të tyre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, të publikuara së fundimi nuk ka të dhëna për shpenzimet për reklama në media sociale. Ndonëse janë raportuar shpenzimet si kategori e përbashkët për ‘reklama, reprezentacioni dhe konferencat’në kuadër të tyre nuk figurojnë shpenzimet në mediat sociale por vetëm ato të shkruara dhe elektronike.

Postime të ngjajshme
ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Mbikëqyrja e financave të subjekteve politike në Kosovë: Pritshmëritë

ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Mbikëqyrja Parlamentare e financimit të subjekteve politike në Kosovë

ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Zëri i shoqërisë civile kundër Projekligjit për financimin e subjekteve politike

ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Rëndësia e transparencës së financave të subjekteve politike për luftën kundër korrupsionit

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *