Kuvendi i Kosovës e miratoi një rezolutë në Prill të vitit 2011 e cila themeloi dy ad hoc komisione parlamentare: 1) Komisioni për Reformë Kushtetuese – që kishte mandatin për të përgatitur një pako të amandamenteve kushtetuese për të hapur rrugën për zgjedhje të drejtëpërdrejtë të Presidentit; dhe 2) Komisionin për Reformë Zgjedhore – që kishte mandatin për të ndryshuar legjislacionin zgjedhor. DnV ka qenë anëtare këshillëdhënese në këto komisione parlamentare, duke I ngritur shqetësimet e shoqërisë civile për proceset zgjedhore në Kosovë dhe duke dhënë rekomandime për të adresuar problemet që Kosova I ka pasur në zgjedhjet e kaluara. Qëllimi kryesorë I këtij projekti ka qenë avokimi pë ndryshime në legjislacion, në mënyrë që të kthehet besimi I qytetarëve në proceset zgjedhore, dhe të mënjanohen parregullsitë zgjedhore që kanë ndodhur në të kaluarën. DnV ka mbështetur krijimin e më shumë zonave zgjedhore dhe balancimin e strukturës së Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve.