BallinaKomunikatë për media

Vendimi i Gjykatës Supreme, precedent i gabuar që mund të ndikojë integritetin e procesit zgjedhor

Demokracia në Veprim (DnV) ka ndjekur të gjitha zhvillimet lidhur me pakot me fletëvotime të supozuara, të cilat kanë ardhur me vonesë nga diaspora. DnV njeh dhe respekton maksimalisht të drejtën universale të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur, në këtë rast qytetarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit. Mirëpo, kjo e drejtë duhet të ushtrohet duke respektuar procedurat dhe afatet ligjore të përcaktuara në kuadër të legjislacionit zgjedhor.

DnV konsideron që qëllimi për të cilin janë vendosur procedurat dhe afatet ligjore për ushtrimin e të drejtës së votimit nga jashtë është i bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare dhe si i tillë i shërben garantimit të integritetit dhe rregullsisë së procesit zgjedhor.

Ne vlerësojmë që vendimi i Gjykatës Supreme për pranimin dhe vlerësimin e këtyre pakove si të rregullta, ndonëse është i zbatueshëm, është jo i drejtë dhe përbën një precedent që mund ta ndikojë negativisht mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore në Kosovë.

Duke marrë në konsideratë kompleksitetin e krijuar lidhur me votimin jashtë vendit në këto zgjedhje, DnV kërkon që kjo çështje të jetë një nga prioritetet kryesore që duhet të adresohet në kuadër të reformës zgjedhore.

Postime të ngjajshme
BallinaKonferencat për media

Komunikata e pestë për media DnV: Rezultatet preliminare për fletëvotimet e numëruara për 1355 vendvotime ose 53% e të gjitha vendvotimeve

BallinaKonferencat për media

Komunikata e katërt për media |Ora 18:30| DnV: Deri në ora 17:00 dalja në votime është 38%, bëhet thirrje për vigjilencë në numërim

BallinaKonferencat për media

Komunikata e tretë për media |Ora 14:30| DnV: Votimi me asistencë shumë i shprehur

BallinaKonferencat për media

Komunikata e dytë për media|Ora 11:00|DnV: Procesi i votimit po rrjedh i qetë, raportohet për vështirësi të qytetarëve në gjetjen e vendvotimeve të duhura

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *