Përvoja jonë në vëzhgim të zgjedhjeve fillon me zgjedhjet për Kuvend të vitit 2007, dhe vazhdon në 2009 dhe 2010 me zgjedhjet lokale dhe për Kuvend respektivisht.

  • 2007 Zgjedhjet për Kuvend – Gjatë zgjedhjeve për Kuvend në vitin 2007, DnV ka pasur njëmbëdhjetë organizata anëtare dhe ka pozicionuar vëzhgues në të gjitha vendvotimet në Kosovë.
  • 2009 Zgjedhjet Lokale – Gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 2009, DnV ka angazhuar dhjetë koordinator regjional dhe 65 monitorues afatëgjatë për vëzhgimin e fushatës zgjedhore të subjekteve politike. Gjatë ditës së zgjedhjeve, DnV ka pozicionuar një vëzhgues për secilin vendvotim, dhe rreth 150 vëzhgues mobil të cilët kanë lëvizur nëpër qendra të ndryshme të votimit.
  • 2010 Zgjedhjet për Kuvend – Gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvend të vitit 2010, DnV ka mbikëqyrur mbi 5000 vëzhgues në ditën e zgjedhjeve, prej të cilëve rreth 2280 kanë vëzhguar procesin e votimit, dhe rreth 2280 të tjerë procesin e numërimit të votave. DnV gjithashtu ka angazhuar rreth 200 ekipe mobile, rreth 200 vëzhgues në qendrën e thirrjeve dhe të komunikimit, dhe rreth 150 vëzhgues për fushatën zgjedhore.
  • 2012 Zgjedhjet për Kryetar të Komunave– Gjatë verës së vitit 2012, DnV vullnetarisht ka vëzhguar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Ferizaj dhe Kaçanik. Të gjithë anëtarët e DnV kanë dërguar monitorues në mënyrë që të mbulojmë shumicën e vendvotimeve. DnV ka mbajtur konferenca për shtyp dhe ka lëshuar komunikata gjatë ditës së zgjedhjeve për rrjedhën e procesit.