ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Zëri i shoqërisë civile kundër Projekligjit për financimin e subjekteve politike

Agnesa Haxhiu

Për më shumë se një muaj, organizata të shoqërisë civile organizuan aktivitete avokuese, takime me përfaqësues të lartë të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvend me qëllim të ngrisin vetëdijen tek ata lidhur me efektet negative të këtyre ndryshimeve dhe njëherit për të kërkuar nga ta që të mos i votojnë ato propozime.

Mbi 100 organizata të shoqërisë civile u bashkuan në “Marshin e Refuzimit”, për të kundërshtuar Projektligjin për financimin  e Subjekteve Politike që ishte në prag të miratimit final nga Kuvendi i Kosovës. Në kuadër të këtij Marshi, u vizituan selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare, ku  përfaqësues të shoqërisë civile përmes mesazheve që i kishin vendosur në selitë e partive politike, u rekomanduan atyre që ta refuzojnë këtë projektligj. Ftesa për refuzim të këtij projektligji erdhi me argumentin që drafti i këtij ligji i propozuar për miratim kishte për qëllim shpenzimin e taksave të qytetarëve pa llogaridhënie, pazaret politike me paratë publike, fshehjen e emrave të donatorëve të partive, prejardhjen e mjeteve financiare dhe uljen tarifave për gjobat.

Në vazhdën e kësaj fushate, organizatat e shoqërisë civile, që ishin edhe anëtarë në Grupin Këshillëdhënës të themeluar nga Komisioni Parlamentar Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor  kishin vendosur që të pezullojnë pjesëmarrjen në Grupin Këshillëdhënës deri në tërheqjen e këtij projektligji. Paraprakisht edhe Komisioni për Legjislacion, në cilësinë e komisionit të përhershëm nuk e kishte miratuar raportin me rekomandime të këtij projektligji duke mbështetur kështu argumentet e shoqërisë civile që këto ndryshime të propozuara ishin kundër frymës kushtutese.

Duke marrë parasysh që presioni i shoqërisë civile por edhe të atyre ndërkombëtare po rritej, Kryeministri kishte marrë vendim që të tërheqë Projektligjin nga Kuvendi pak ditë para se ai të miratohej në seancë plenare.  Ky vendim ka hapur rrugë që kurdo që të bëhet sërish rishikimi i kornizës ligjore për financimin e partive politike dhe fushatave duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe praktikave të mira ndërkombëtare në mënyrë që të garantohet llogaridhënien, transparencë dhe zbatim efektiv i këtij ligji.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, cilido subjekt ose koalicion që do të marrë mandantin për të qeverisur për katë vitet e ardhshme do të duhej ta kishte prioritet kryesor reformën e mirëfillët në fushën e transparencës financiare të subjekteve politike. Kjo nuk duhet të bëhet vetëm për hir të përmbushjes së prioriteteve të ERA’s por si parakusht për një demokraci të qëndrueshme e cila arrihet ndër të tjera me parti politike transparente dhe llogaridhënëse.

Postime të ngjajshme
ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Mbikëqyrja e financave të subjekteve politike në Kosovë: Pritshmëritë

ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Mbikëqyrja Parlamentare e financimit të subjekteve politike në Kosovë

ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Platformat online – si front i ri për shpenzime të pagjurmuara gjatë fushatave elektorale

ProgrametTransparenca e Subjekteve Politike

Rëndësia e transparencës së financave të subjekteve politike për luftën kundër korrupsionit

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *