Prishtinë, 28 tetor 2010 – Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, vlerëson ndryshimin në parim të Amendamentit 15 Neni 120.1, paragrafi C – që parasheh shqiptimin e gjobave materiale për organizatat vëzhguese (nga sektori i Organizatave te Shoqërisë Civile) të procesit zgjedhor, të enjten nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, konsiderojmë se është shmangur një praktikë jo e mirë dhe kundër standardeve ndërkombëtare.
Kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim kanë dhënë edhe mediat në sensibilizimin e kësaj çështjeje, për çka Demokracia në Veprim u shpreh mirënjohje.
Paraprakisht, “Demokracia në Veprim u është drejtuar deputetëve me një letër, ku është kërkuar ndryshimi i këtij neni.
Rrjeti “Demokracia në Veprim” e përkrahur edhe nga shumë organizata joqeveritare, pjesë e Grupit Këshillues për Avokim në Kosovë, thekson edhe nevojën për ndryshime të tjera në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Demokracia në Veprim vlerëson heqjen e nenit 120 pika 1 C për shqiptimin e gjobave materiale për organizatat vëzhguese
1