Demokracia në Veprim fillon edukimin e Votuesve

by admin

Pejë 5 nëntor 2010 – Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, me mbështetje të Ballkan Trust for Democracy ( BTD) dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ka organizuar të premten një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar disa nga çështjet më të rëndësishme që janë ndryshuar në ligjin zgjedhor dhe njëherit për të nxitur pjesëmarrjen në votime nën moton “DIL dhe VOTO”.

Të pranishëm në këtë tryezë kanë qenë përfaqësues nga shoqëria civile, komisioneve komunale për zgjedhje (KKZ) dhe gazetarë të mediave lokale nga regjioni i Pejës.

Në këtë tryezë e cila është moderuar nga Veton Mujaj, u identifikuan shumë çështje që kanë përcjellë zgjedhjet e viteve të mëparshme, si dhe debatua për mundësin e eliminimit të parregullsive të paraqitura më parë siç ishin: mos informimi më kohë për mënyrën e votimit dhe ndërrimin e vendvotimit, nevoja për pastrimin i listave, si dhe mos angazhimi i duhur i aktorëve si KQZ dhe partive politike për të edukimin e votuesve.

Kryetarët e KKZ-ve kanë kritikuar partitë politike, se nuk po punojnë me elektoratin tyre, pasi ata janë më të rëndësishmit në zgjedhje, dhe kanë shprehur qëndrimin e tyre se do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të penguar manipulimin të votave në zgjedhjet 12 dhjetorit.
Ndërkohë shoqëria civile dhe mediat në këtë tryezë kanë kritikuar KQZ-në se duhet të punojnë më shumë në rifreskim të listave në bashkëpunim me institucionet tjera gjegjëse, si dhe të kenë një kuadër më profesional të komisioneve.

Po ashtu është analizuar ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet dhe është vlerësuar se plotësimi i këtij ligji do të ndikojë në një proces më të mirë të zgjedhjeve, siç është votimi për pesë kandidatë e jo dhjetë siç ka qenë më parë, si dhe përfshirja në votim edhe e bartësit të listës duke përjashtuar mundësin që votat automatikisht ti shkojnë atij.

Në fund të tryezës nga të gjithë të pranishmit është ardhur në konkludim së përgjegjës për një proces demokratik të zgjedhjeve janë të gjitha institucionet edhe akterët e përfshirë në procesin zgjedhor .

Rekomandimet e nxjerra nga kjo tryezë e që drejtpërsëdrejti ndikojnë në pjesëmarrjen më të madhe të votuesve në zgjedhje, ishin:

  1. Pastrimi i listave zgjedhore dhe rifreskimi i tyre
  1. Njoftimi më kohë i votuesve në ndërrimin e vendvotimit

Edukimi i votuesve për mënyrën dhe formën e votimit nga partitë, KQZ-ja dhe KKZ-ja, si dhe nga vetë shoqëria civile e mediat.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org