Me 21 nëntor rreth orës 22:00, Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Rahovecit. Këto rezultate preliminare janë mbledhur nëpërmjet telefonit nga gjithsejtë 71 vendvotime dhe këto të dhëna janë kalkuluar në databazën qendrore të rezultateve të zgjedhjeve të Demokracisë në Veprim.
Me 22 nëntor, duke marrë parasysh deklaratat publike të AAK-së e cila ka hedhur dyshime mbi tri vendvotime, Demokracia në Veprim ka bërë një verifikim të menjëhershëm të të dhënave të mbledhura nga këto vendvotime. Demokracia në Veprim ka kontaktuar menjëherë vëzhguesit në terren që kanë vëzhguar këto vendvotime dhe ka verifikuar të dhënat që janë mbledhur gjatë ditës së zgjedhjeve me 21 nëntor.
Pas kontaktimit të vëzhguesve në terren, Demokracia në Veprim ka gjetur një lëshim në dy vendvotime (1612A/03R dhe 1623A/01R), ku ka qenë një mospërputhje në mes të dhënave që janë marrë nëpërmjet telefonit nga qendra e të dhënave me ato që janë futur në databazë. Përderisa vëzhguesit kanë raportuar të dhënat e sakta për këto dy vendvotime, në databazën qendrore janë shënuar gabimisht këto të dhëna. Të dhënat preliminare të publikuara nga Demokracia në Veprim janë të bazuara në këtë databazë qendrore të rezultateve.
Është e zakonshme për Demokracinë në Veprim që disa ditë pas ditës së zgjedhjeve të bëj verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar nga secili vëzhgues në terren. Demokracia në Veprim është e sigurt që këto gabime në këto dy vendvotime do të ishin evidentuar më vonë si pjesë e përpilimit të raportit final.
Demokracia në Veprim kërkon ndjesë për çdo konfuzion që është shkaktuar si pasojë e lëshimeve teknike gjatë futjes së të dhënave në databazën qendrore të rezultateve si pjesë e gabimit njerëzor. Demokracia në Veprim do të angazhohet që të punoj ngushtë brenda koalicionit me vullnetarët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve për të minimizuar çdo gabim në të ardhmen.
Rezultatet paraprake për Kryetar të Komunës së Rahovecit
2