1
Prishtinë, 23 nëntor 2010 – Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka monitoruar procesin zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Komunën e Rahovecit të organizuara me 21 nëntor 2010.
Gjatë monitorimit të procesit zgjedhor në Rahovec nga Demokracia në Veprim (DV) kanë qenë të angazhuar 71 monitorues në të gjitha vendvotimet si dhe disa ekipe monitoruese mobile.