Komunikatë për media [deri në ora 14:00]

by admin

Prishtinë, 9 janar 2011, Pas transmetimit të konferencës për media të Demokracisë në Veprim, të orës 14:00, në lidhje me keqpërdorimet e ndodhura gjatë procesit të votimit, vëzhguesit e Demokracisë në Veprim kanë filluar të kërcënohen.

Në vendvotimin 0303e/01r në Koreticë të Epërme-Drenas, vëzhguesit tanë janë kërcënuar për shkak të raportimeve të parregullsive. Kërcënimi ka ardhur nga persona të autorizuar nga KQZ për të qëndruar në qendër të votimit. Demokracia në Veprim duke e konsideruar kruciale sigurinë e vëzhguesve ka vendosur të tërheqë vëzhguesit nga ajo qendër e votimit duke lëne pa vëzhgim nga Demokracia në Veprim atë qendër.

Demokracia në Veprim ju bën thirrje KQZ-së dhe partive politike që të shfrytëzojnë ndikimin e tyre që tu mundësojnë vëzhguesve tanë të kryejnë punën e tyre. Po ashtu, ne ju kërkojmë vëzhguesve ndërkombëtar që të mbulojnë këtë vendvotim në mungesë të vëzhgimit të paanshëm vendor.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org