Prishtinë, 9 janar 2011 – Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim është duke vëzhguar procesin e rivotimit në Komunat e Skenderajt, Drenasit, Deçanit dhe në dy qendrat e votimeve në Malishevë e Lipjan.
Siç raportohet nga vëzhguesit tanë në terren, deri në orën 8 të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, përveç vendvotimit 2114b/01r, ku kishte vonesë prej 15 minutave, kjo për shkak te vonesës se komisionarëve.
Vëzhguesit tanë kanë raportuar po ashtu se janë mbyllur për 45 minuta dy vendvotime (0319e/01r dhe 02) në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, kjo për shkak të prezencës së madhe të vëzhguesve partiak, të cilët refuzuan ta lëshojnë vendvotimin.
Ndërkohë, qendra e votimit 2119b në Syriganë të Skenderajt (vendbanim i banuar nga komuniteti Serb) është duke u votuar në shtëpi private e jo në shkallë.
Demokracia në Veprim i fton subjektet politike që të demonstrojnë përgjegjësi politike dhe të mundësojnë një garë korrekte dhe demokratike.
Demokracia në Veprim po ashtu inkurajon të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Demokracia në Veprim kësaj radhe ka të angazhuar mbi 500 vëzhgues, nga dy për çdo vendvotim, një nga komunat përkatëse dhe një nga komunat të tjera të vendit.
Komunikatë për media [ deri në ora 8:00]
1