Prishtinë, 9 janar 2011, ora 23:00 – Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim ka vëzhguar procesin e rivotimit në Komunat e Skenderajt, Drenasit, Deçanit dhe në dy qendrat e votimeve në Malishevë e Lipjan.
Parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të numërimit:
Abri të Epërme të Drenasit – 0307E/03d, nuk është përputhur numri i nënshkrimeve me numrin e votave në kuti – janë evidentuar 36 fletëvotime më shumë.
Skenderaj 2101x/03r – gjatë procesit të numërimit të gjitha fletëvotimet e paplotësuara nga votuesit, janë plotësuar nga komisionerët.
Polac i ri, Skenderaj – 2107b/04r – Komisionerët nuk i kanë numëruar fare votat e votuesve për kandidatë, por i kanë plotësuar vetë formularët duke ia vënë numrin e votave kandidatëve sipas preferencës së komisionerëve.
Qikatovë, Drenas – 0320e/02r – Komisionerët i kanë plotësuar fletëvotimet të cilat nuk ishin plotësuar me pesë kandidatë.
Drenas 0301x/01r – Vëzhguesi e Demokracisë në Veprim është kërcënuar nga përfaqësuesit e një subjekti politik dhe në orë 22:00 është larguar me dhunë nga vendvotimi. Po ashtu në të njëjtin qendër në vendvotimin 0301x/02r disa përfaqësues të një subjekti politik i kanë ofruar të holla vëzhguesit të Demokracisë në Veprim për tu bërë pjesë e manipulimit, dhe pas refuzimit të tij, ai është kërcënuar me këtë edhe është detyruar ta lëshoj vendvotimin.
Qikatovë, Drenas – 0320e/01r, komisionerët e këtij vendvotimi kanë kërkuar nga vëzhguesja e Demokracisë në Veprim që të bashkëpunoj me ta, pasi që komisionerët po planifikojnë të bëjnë parregullsi. Në të njëjtin vendvotim janë evidentuar disa raste ku komisionerët kanë plotësuar vetë një numër të madh të fletëvotimeve në pjesën e kandidatëve të cilët ishin lënë të zbrazët nga ana e votuesve.
Krasaliq, Skenderaj – 2109b/01d – 30 minuta para se të mbyllet vendvotimi gjashtë (6) persona të paautorizuar janë futur në vendvotim dhe kanë votuar dy-tri herë.
Bazuar në të dhënat e vëzhguesve të Demokracisë në Veprim numri votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në Komunat që kanë qenë pjesë e procesit të rivotimit është si në vijim:
Skenderaj 57.97 %; Drenas 53.77%; Deçan 33.79 %; Lipjan 53.06 % si dhe Malishevë 36.30 %
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për subjektet politike në të gjitha vendvotimet të përfshira në rivotim, rezultatet preliminare janë:
Deçan:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 10.58 %
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 22.03 %
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 58.63 %
Lëvizja Vetëvendosje 6.35 %
Skenderaj:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 96.14 %
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 0.98 %
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 0.25 %
Lëvizja Vetëvendosje 0.63 %
Drenas:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 92.08 %
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 2.46 %
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 0.99 %
Lëvizja Vetëvendosje 0.7 %
Malishevë:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 81.24 %
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 9.62 %
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 3.05 %
Lëvizja Vetëvendosje 4.95 %
Lipjan:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 89.34 %
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 4.25 %
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 2.43 %
Lëvizja Vetëvendosje 1.99 %
Komunikatë për media [ Ora 23:00 ]
1