Prishtinë, 23 janar 2011- Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim është duke vëzhguar procesin e rivotimit në Komunën e Mitrovicës me rreth 130 vëzhgues statik dhe 20 vëzhgues mobilë.
Vëzhguesit tanë kanë raportuar se janë hapur të gjitha vendvotimet dhe procesi i votimit ka filluar me kohë. Deri në këtë periudhë raportuese nuk është evidentuar ndonjë parregullsi.
Koalicioni Demokracia në Veprim shfrytëzon rastin që t’i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Mitrovicës që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese.
Demokracia në Veprim po ashtu ju bën thirrje gjithë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, vëzhguesve të partive politike dhe simpatizantëve të tyre, që të mos pengojnë vëzhguesit e Demokracisë në Veprim në kryerjen e mandatit të tyre për raportim objektiv me qëllim të rritjes së transparencës së procesit zgjedhor në Komunën e Mitrovicës.
Komunikatë për media [ ora 10:00 ]
1