Komunikatë për media [ Ora 14:00 ]

by admin

Prishtinë, 23 janar 2011- Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim është duke vazhduar monitorimin e procesit të rivotimit në Komunën e Mitrovicës me rreth 130 vëzhgues statik dhe 20 vëzhgues mobil. Sipas të dhënave të ofruara nga vëzhguesit tanë nga tereni, gjatë procesit të votimit janë raportuar këto parregullsi:

Në fshatin Bairë në vendvotimin 1104/01R është evidentuar një rast i votimit të dyfishtë; po ashtu raste të votimit të dyfishtë janë evidentuar edhe në tri (3) raste në vendvotimin 1104b/07R;

Raste kur një person ka asistuar më shumë se një votues janë regjistruar në 7 vendvotime të ndryshme në 16 raste. Rastet e tilla ka ndodhur në:

1105b/01R – gjashtë raste
1102b/16D– tri raste
1105b/05R – dy raste
1116b/o3D – dy raste
1112b/03R – një rast
1105b/04R – një rast
1104b/01R – një rast

Në vendvotimin 1117/01R, policia është detyruar që të intervenoj për të larguar nga korridoret e qendrës së votimit disa persona të paautorizuar;

Në vendvotimin 1105b/05R, janë identifikuar dy (2) raste të votimit të hapur;

Në përgjithësi në nivel të komunës janë regjistruar mbi 50 raste të votimeve familjare.

Vëzhguesit e Demokracisë në Veprim kanë raportuar se deri në orën 12:00 të drejtën për të hedhur votën e tyre në kutitë e votimit e kanë shfrytëzuar 7.572 qytetarë apo 8.72 %.

Koalicioni Demokracia në Veprim shfrytëzon rastin që t’i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Mitrovicës që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org