Prishtinë, 23 janar 2011 – Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim gjatë tërë ditës së sotme ka vëzhguar procesin e rivotimit në Komunën e Mitrovicës.
Parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të numërimit sipas informatave të ofruara nga vëzhguesit tanë janë si në vijim:
Në vendvotimin 1113b/01R – gjatë procesit të numërimit një numër i konsiderueshëm i fletëvotimeve të paplotësuara nga votuesit, janë plotësuar nga komisionerët e një subjekti politik.
Në vendvotimin 1109b/02R, Vëzhguesi ynë ka raportuar që gjatë numërimit të votave për kandidatë të subjekteve politike për deputet, vëzhguesit janë urdhëruar që të qëndrojnë larg tavolinës, dhe me këtë ju është pamundësuar vëzhgimi i qartë i procesit të numërimit të votave.
Në qendrën e votimit 1105 b/01R, ka pasur ndërprerje të energjisë për 10 minuta, nga ora 18 e 50 deri në 19:00.
Bazuar në të dhënat e vëzhguesve të Demokracisë në Veprim numri votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në Komunën e Mitrovicës është: 22.473 votues apo 25.88% nga gjithsej 86.834 votues të regjistruar në listën përfundimtare të votuesve.
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për subjektet politike në të gjitha vendvotimet të përfshira në rivotim në Komunën e Mitrovicës, rezultatet preliminare janë:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 47.18 % apo 9.786 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 22.69 % apo 4.706 vota
Lëvizja Vetëvendosje (VV) – 11.55 % apo 2.395 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 6.32 % ose 1.310
Aleanca Kosova e Re (AKR) – 6.04 % ose 1.253
Fryma e Re (FER) – 1.59% ose 330 vota
Të tjera – 4.48%.
Demokracia në Veprim pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, ka dhënë rezultatet preliminare në nivel kombëtar duke përfshirë edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe procesin e rivotimit të 9 dhe 23 janarit.
Rrezultatet preliminare të Demokracisë në Veprim janë si në vijim:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 30.85 %
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 26.37 %
Lëvizja Vetëvendosje (VV) – 13.30 %
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 10.51 %
Aleanca Kosova e Re (AKR) – 8.02 %
Fryma e Re (FER) – 2.63 %
Lidhja Demokratike e Dardanisë 2.20 %
Të tjera – 6.13 %.
Rezultatet preliminare [ 23:00 ]
2