Mitrovicasit shprehin opinionet rreth ndryshimeve të Kushtetutës

by admin

Mitrovicë, 6 tetor 2011 – Demokracia në Veprim në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, organizoi debatin e tretë me radhë, i cili u mbajt në Mitrovicë. Anëtarët e këtij komisioni Arsim Bajrami, Vjosa Osmani dhe Hydajet Hyseni u mirëpritën nga kryetari i komunës Avni Kastrati.

Qytetarët pasi që u njoftuan rreth procesit të deritanishëm të amendamentimit të Kushtetutës, u përfshinë pa ngurrim në debat dhe ishin mjaft konkret në paraqitjen e sugjerimeve të tyre. Alternativa e hapur e cila më së shumti ngjalli debat, ishte ajo e betimit të Presidentit të ardhshëm. Komentet u fokusuan rreth tekstit dhe vendit të betimit. Qytetarët ofruan alternativa të ndryshme rreth vendit të betimit, disa propozuan që betimi të mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, të tjerët që ceremonia të mbahet në Prekaz, e disa ishin që të mbahej në Kuvendin e Kosovës.

Sa i përket mundësisë për të pasur zëvendëspresident, u shprehën mendime pro dhe kontra. Po ashtu, çështja e dyshtetësisë ndau mendimet e qytetarëve, disa mendonin që duhet të mbahet shtetësia e dytë, e disa që Presidenti i tyre i ardhshëm të heqë dorë nga shtetësia e dyfishtë.

Përveç kritereve për kandidim për President, të përcaktuara nga Komisioni Kushtetues, qytetarët ofruan edhe kritere shtesë, atë që kandidati për këtë post të jetë i lindur në Kosovë, si dhe të jetë i përcaktuar me Kushtetutë kualifikimi universitar i tij apo saj.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org