Dilema në Gjakovë, a kanë të drejtë shkelësit e Kushtetutës të kandidojnë për President?

by admin

Gjakovë, 18 tetor 2011 – Demokracia në Veprim në bashkëpunim me Komisionin për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbajti debatin publik në Gjakovë, ku është diskutuar për procesit të amendamentimit të Kushtetutës, që do të mundësonte zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit.

Anëtarët e këtij komisioni, Arsim Bajrami, Ardian Gjini dhe Arben Gashi, të pranishmëve ju prezantuan alternativat që kanë mbetur të hapura. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i koalicionit të OJQ-ve Demokracia në Veprim, Faton Canhasi inkurajoi qytetarët që të jenë sa më aktiv dhe i ftoi që të japin mendimet e tyre, duke iu rikujtuar që anëtarët e komisionit janë zotuar se do t’i marrin parasysh këto kërkesa në amendamentimin përfundimtar kushtetues.

Njëra ndër dilemat që nuk ishte përmendur më herët, ishte çështja e mundësisë së kandidimit për postin e presidentit, personat të cilët më parë kanë bërë shkelje të Kushtetutës.

Po ashtu, qytetarët kërkuan nga Komisioni Kushtetues që të shqyrtojë mundësinë e rritjes së kompetencave të presidentit, si dhe të precizohen kompetencat e tij në raport me kryeministrin. Arsyeja e kësaj kërkese vinte nga fakti që kompetencat e njërit dhe tjetrit në disa raste janë të ndërvarura dhe kjo paqartësi mbase mund të sjell deri në kriza institucionale në të ardhmen.

Në dilemën se a duhet të ketë zëvendëspresident, qytetarët paraqitën mundësinë që të mos ketë nevojë për këtë post, duke u specifikuar që në rast se do të ketë, posti i tij të quhet si nënpresident.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org