Prishtinė, 2 dhjetor 2011 – Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia nė Veprim” ka organizuar tė premten njė konferencė pėr media, me ē’rast ka prezantuar qėndrimin e saj lidhur me ndarjen e Kosovės nė Distrikte Zgjedhore dhe reflektimin e tyre nė pėrfaqėsimin gjeografik, ruajtjen e pėrfaqėsimit gjinor, vendet e garantuara pėr pakicat, pragun zgjedhor, listat, pėrbėrja e KQZ-sė dhe votimet me kusht.
Demokracia nė Veprim ka propozuar qė nė Ligjin pėr Zgjedhjet, Kosova tė pėrcakton sistemin elektoral tė pėrzier, mazhoritar-proporcional me 26 zona zgjedhore. Sipas udhėheqėsve tė Demokracisė nė Veprim, ky sistem, pėrveē pėrmbushjes sė parametrave demokratik, e bėnė mė tė lehtė pranimin e rezultateve tė zgjedhjeve, sepse kandidatėt e kanė mė tė lehtė tė informohen pėr (pa) rregullsitė nė zonat e tyre respektive. Pastaj, roli i partive politike nuk zbehet, edhe pse sistemi ua mundėson edhe kandidatėve tė pavarur tė kenė mundėsi pėr tė fituar nėpėr zona zgjedhore. Po ashtu, pjesa proporcionale nė nivel vendi, siguron qė vota e askujt tė mos humbet, edhe nėse nė zonėn e votuesit nuk fitojnė kandidatėt e tyre tė preferuar.
Udhėheqėsi i Demokracisė nė Veprim, Ismet Kryeziu nė prezantimin e alternativave tė kėtij koalicioni ka folur edhe pėr sistemin me 5,7 apo 8 zona, e qe sipas tij, thellojnė ndasitė rajonale, nxisin mosbesim dhe zbehin besimin nė legjitimitetin qė krijon procesi zgjedhor, politizohet ndarja e kufijve pėr zona, dekurajojnė partitė e reja, Krijojnė garė jo tė barabartė pėr partitė e vogla, etj.
Kryeziu pėr kėtė ka propozuar qė Kosova tė ketė 26 zona zgjedhore.
“Pėrparėsitė nė 26 zona zgjedhore, rrisin llogaridhėnien e tė zgjedhurve ndaj zgjedhėsve, Inkurajohet pjesėmarrja mė e madhe qytetare nė procesin zgjedhor, rritet komunikimi dy-kahor zgjedhės – tė zgjedhur, etj”, ka thėnė Kryeziu.
“Rritet demokracia e brendshme partiake, Votuesit e kuptojnė se kush janė pėrfaqėsuesit e tyre, Inkurajohet pjesėmarrja mė e madhe qytetare nė procesin zgjedhor”.
Ndėrkohė, sipas tij, 26 zonat do tė dukeshin nė kėtė formė: 1.Deēani+Juniku, 2. Dragashi, 3. Ferizaji, 4. Fushė Kosova, 5. Gjakova, 6. Gjilani, 7. Gllogoci, 8. Istogu, 9. Kaēaniku,Hani Elezit, Shtėrpca 10. Kamenica, Novobėrda, Ranillug, 11. Klina, 12. Leposaviqi, Zveēan, 13. Lipjani, 14. Malisheva, 15. Mitrovica, Zubin Potok, 16. Obiliqi, 17. Peja, 18. Podujeva, 19. Prishtina, Graēanica, 20. Prizreni, Mamusha, 21. Rahoveci, 22. Shtimja, 23. Skenderaj, 24. Suhareka, 25. Vitia, Kllokot, Partesh, 26. Vushtrria.
Kryeziu ka pėrmendur edhe kriteret bazė pėr bashkimin e kėtyre komunave.
“Pėrparėsi u jepet komunave qė kanė ose kanė pasur lidhje administrative apo lidhje tė natyrshme gjeografike. Komunat e bashkuara me komunat mė tė mėdha nuk kanė numėr tė mjaftueshėm banorėsh pėr tė siguruar njė ulėse. Ēdo dhjetė vite duhet tė shikohet numri i popullatės dhe ndryshimi eventual i zonave”.
Sa i pėrket pragut zgjedhor, sipas Kryeziut, pėr partitė Politike: Pėr 70 ulėse nuk ka nevojė pėr prag elektoral, meqė nė mėnyrė tė natyrshme ekziston. Pėr 30 ulėse proporcional nė nivel vendi, pragu 3%. Pėr koalicionet: Pėr 70 ulėse nuk ka nevojė pėr prag, pėr 30 ulėse proporcional nė nivel vendi, pragu 5%, ndėrkohė pėr kandidatėt e pavarur nuk konsiderohet e nevojshme tė ketė prag.
Demokracia nė Veprim po ashtu propozon qė Listat tė jenė tė hapura me votim njė kandidat njė votė, pasi rrit ndikimin e qytetarėve nė pėrzgjedhjen e deputetėve, etj.
Ndėrkaq, sa i pėrket pėrbėrjes sė Komisionit Qendror Zgjedhor, Kryeziu ka thėnė se do tė duhej tė ishte si nė vijim: kryetar-i/ja tė zgjidhet nga Gjykata Supreme, kjo pėr ta mėnjanuar konfliktin e interesit, 5 anėtarė tė jenė nga partitė opozitare, dhe 5 nga partitė e pozitės. Gjatė procesit zgjedhor tė ketė pėrfaqėsues tė kandidatėve ose subjekteve jashtė Parlamentit qė garojnė nė zgjedhje anėtarė pa tė drejtė vote me tė drejtė pjesėmarrje nė mbledhje dhe nė diskutim.
Nga ana tjetėr, duke u bazuar nė atė se votimi me kusht, sjell probleme pėr procesin zgjedhor si: vonesėn e shpalljes sė rezultateve, si dhe paraqet njė rrezik potencial pėr uljen e besimit nė tėrė procesin, DnV propozon heqjen e kėsaj mėnyre tė votimit.
Sa i pėrket kuotės, Kryeziu ka thėnė se do tė duhej tė jetė 30% pėr gjininė mė pak tė pėrfaqėsuar, deri nė njė debat mė tė gjerė, pėr kuotėn gjinore dhe vendet e garantuara pėr komunitetet jo shumicė.
Ky dokument do t’i dorėzohet edhe partive politike dhe Komisionit pėr amendamentimin e Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės.
Demokracia nė Veprim propozon 26 zona zgjedhore
2