28
27 maj 2012 Komunikatė pėr media – ora 10:00 |
Ferizaj, 27 Maj 2012 – Demokracia nė Veprim ėshtė duke monitoruar procesin zgjedhor nė Ferizaj dhe nga monitoruesit tanė deri mė tani janė paraqitur tė dhėnat si nė vijim: Aspeketi teknik i mbarėvajtjes sė procesit tė votimit Shumica nga 25 qendrat e votimit nė Ferizaj kanė qenė tė gatshme pėr votim dhe janė hapur me kohė, pėrkatėsisht nė orėn 7:00, pėrjashtuar tre vendvotime qė kanė pasur vonesa deri nė 10-15 min. Materialet senzitive kanė ardhur me kohė nė vendvotime gjė qė ka mundėsuar fillimin e rregullt tė procesit tė votimit. Nė tė gjitha kėto qendra, pjesėmarrja e komisionerėve ėshtė nė numrin dhe kohėn e duhur sipas planifikimit dhe procedurave ligjore, megjithatė nė qendrėn 2513d ėshtė vėrejtur lėvizje e komisionerėve, tė cilėt po dalin nga vendvotimet duke mbetur me vetėm nga 2 komisionerė, ndoshta si rezultat i pjesėmarrjes sė vogėl tė qytetarėve nė orėt e para tė votimit. Listat e votuesve nga raundi i parė deri tani nė balotazh vlerėsohen tė pandryshueshme dhe nga vėzhguesit tanė janė hasur raste ku personat e vdekur janė ende nė listat e votuesve. Fillimi i rrjedhės sė votimit Deri nė ora 9-tė, sic raportojnė vėzhguesit e DnV-sė, komisionerėt po zbatojnė tė gjitha procedurat e parapara rreth evidentimit dhe verifikimit tė dokumentave, tė procedurės sė shenjimit me sprej dhe kontrollit me llamba ultraviolente. Deri mė tani, tė paktėn nė njė qendėr, ėshtė raportuar se ka votues tė cilėt kanė pasur probleme dhe vėshtirėsi nė gjetjen e emrave tė tyre nė listat e votuesėve, duke iu bėrė ndėrrimi i vendvotimit, dhe nuk ka pasur informata tė duhura dhe me kohė rreth asaj se ku duhet tė votojnė. Kjo ka ngjarė nė qendrėn 2513d. Po ashtu ėshtė raportuar edhe pėr 3 raste tė votimeve familjare nė qendrėn 2515d. Kushtet dhe rrethanat pėr votim tė lirė Nė 25 qendrat e votimit nė Ferizaj, deri mė tani nuk ėshtė hasur prania e personave tė paautorizuar, nuk janė vėrejtur presione dhe nuk janė evidentuar pritje tė gjata. Deri mė tani nė kėtė kohė tė gjithė qytetarėt tė cilėt kanė shprehur gatishmerinė e tyre pėr tė marrė pjesė nė votimin pėr raundin e dytė pėr zgjedhjen e kryetarit tė Ferizajt kanė mundur nė mėnyrė tė lirė pėrmes votimit tė shprehin vullnetin e tyre. Gatishmėria e qytetarėve pėr pjesėmarrje nė votim Duke pasur parasysh qė nė raundin e parė pjesėmarrja e qytetareve pėr tė votuar ka shprehur shkallėn mė tė ultė tė pjesėmarrjes nga tė gjitha zgjedhjet nė Kosove dhe sot sipas tė dhėnave tė Demokracisė nė Veprim, deri nė orėn 09:00, kanė votuar mbi 2 pėr qind. Kjo indefirencė qytetare vjen ndoshta dhe si pasojė e kohės sė hershme kur po raportojmė. DvV u bėnė thirrje tė gjithė qytetarėve qė tė marrin pjesė nė zgjedhje. |