Komunikatė pėr media – ora 14:00

by admin

Kaēanik, 17 qershor 2012, ora 14:00 – Demokracia nė Veprim ėshtė duke vazhduar me monitorimin e procesit zgjedhor nė Kaēanik me rreth 40 monitorues. Deri nė orėn 13:00, tė dhėnat tona mbi procesin zgjedhore jane si nė vijim:

Rrjedha e votimit
Krahasuar me periudhėn raportuese tė mėngjesit, DnV konstaton se ėshtė rritur dinamika e daljes sė qytetarėve pėr tė votuar, por me kėtė kanė filluar tė paraqiten edhe rastet tė caktuara tė parregullsive.

Nė qendrėn e votimit nr 0702d, nė vendvotimin 02r, nė fshatin Glloboqicė, njė vėzhgues i njė subjekti politik po kryen punėn e komisionerit, herė duke zėvendėsuar komisionerėt nė spėrkatjen e gishtave tė votuesve, herė duke u ulur nė vendin e kryetarit tė Kėshillit tė Vendvotimit, si dhe duke promovuar publikisht subjektin e tij politik.

Po ashtu, nė kėtė qendėr tė votimit njė person i moshuar pėrkundėr qė ka votuar nė vendvotimin 01r, i njejti ka provuar tė votojė edhe nė vendvotimin 02r, por ai nuk ėshtė lejuar nga ana e komisionerėve.

Nė qendrėn 0716d, nė fshatin Gajre, janė evidentuar dy raste tė votimit publik, si dhe njė rast tė tentimit pėr tė votuar me dokumente jo valide.

Nė qendrėn 0705d, fshati Biqec, njė vėzhgues i njė subjekti politik ka fotokopjuar listėn e votuesve dhe po bėn evidentimin e votuesve tė cilėt votojnė. Nė po tė njėjtėn qėndėr ėshtė evidentuar qė nuk janė 100 fletėvotime.

Nė qendrėn 0703d, Kaēanik i Vjetėr janė evidentuar mbi 130 raste tė ndėrrimit tė vendvotimeve tė votuesve.

Nė qendrėn 0706d, Dubravė, dy votues kanė votuar me bluza tė veshura ku promovohej njė subjekt i caktuar politik. Nė po tė njejtėn qendėr ėshtė evidentur njė rast i fotografimit tė votės.

Po ashtu, nė shumicėn e qendrave tė votimeve janė evidentuar njė numėr i konsiderueshėm i votimeve familjare.

Gatishmėria e qytetarėve pėr pjesėmarrje nė votim

Gjithmonė sipas tė dhėnave tė vėzhguesve tė DnV-sė, dalja e qytetarėve nė votime, deri nė orėn 13:00 ėshtė rreth 17 pėr qind.

DnV inkurajon qytetarėt e komunės sė Kaēanikut pėr pjesėmarrje nė votime.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org