Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim në vazhdën e aktiviteteve dhe përgatitjeve për monitorimit e procesit zgjedhor ka realizuar aktivitete trajnuese me vëzhguesit afatgjatë. Trajnimet kanë pasur për qëllim që të ngriten kapacitetet për monitorimin e gjithë procesit elektoral për zgjedhjet e 8 qershorit 2014, duke përfshirë fushatën zgjedhore, aktivitetet e para fushatës, ditën e zgjedhjeve si dhe procesin e organizimit dhe administrimit të procesit zgjedhor nga ana e KQZ-së dhe organeve të saja vartëse.
Trajnimet janë realizuar në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut dhe në Graqanicë.
Këto ditë DnV do të filloj me trajnimin e rreth 3000 vëzhguesve që do të monitorojnë procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve. DnV do të angazhoj vëzhgues statik në të gjitha vendvotimet në Kosovë. Në kuadër të këtij numri të vëzhguesve DnV në bashkëpunim me Handikos-in ka planifikuar angazhimin edhe të 350 vëzhguesve nga radhët e komunitetit të personave me nevoja të veçanta. Këta vëzhgues do ta përcjellin fushatën zgjedhore dhe rrjedhën e votimit, ku theks të veçantë do ta kenë mundësitë që institucionet për administrimin e zgjedhjeve u ofrojnë kësaj kategorie për realizimin e të drejtës demokratike për të votuar.
DIA – Përfundon procesin e trajnimit të vëzhguesve afatgjatë për monitorimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014
10