Prishtinë, 8 qershor 2014 – Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është duke monitoruar procesin zgjedhor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. DnV për monitorimin e këtij procesi ka të angazhuar në terren 2600 vëzhgues si dhe disa ekipe mobile.
Monitoruesit tanë deri më tani kanë paraqitur të dhënat si në vijim:
Hapja dhe fillimi i procesit të votimit:
Vëzhguesit e DnV-së nga terreni, na informojnë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin, në përjashtim të dy vendvotimeve të cilat janë hapur me rreth 30 minuta vonesë: një në Prizren në qendrën 2009/a, vendvotimi 03/r dhe një në Drenas në qendrën 0316/e, vendvotimi 02/d.
Rrjedha e procesit të votimit:
• Prezencë e materialit propagandues të subjekteve politike në afërsi prej 100 metra nga qendrat e votimit
Sipas vëzhguesve të DnV-së, deri më tani janë raportuar 36 raste të prezencës së materialeve propaganduese.
• Prezencë të personave të paautorizuar në Vendvotime
Prezencë të personave të paautorizuar në Qendrat e votimit dhe në Vendvotime, janë raportuar në 28 raste.
• Kontroll me UV llamb dhe identiteti i votuesve në listë
Janë raportuar 45 raste të mos kontrollit të votuesve me UV llamb nga ana e komisionerëve.
• Materiale te nevojshme senzitive dhe jo senzitive
Janë raportuar 26 raste të mungesës së materialeve të nevojshme senzitive dhe jo-senzitive.
• Incidentet e raportuara
Vëzhguesi i DnV-së ka raportuar se në Prishtinë, në qendrën 1920e, në vendvotimin e 04, ka pasur një përleshje mes komisionerëve ku është dashur të ndërhyj edhe policia.
Demokracia në Veprim fton subjektet politike dhe përkrahësit e tyre që të respektojnë Kodin e Mirësjelljes duke demonstruar pjekuri dhe garë korrekte.
Demokracia në Veprim i bënë të thirrje të gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese.
Konferenca e radhës e Demokracisë në Veprim do të organizohet në ora 02:00 pasdite.
Komunikatë për Media – ora 10:00
13