Prishtinë, 8 qershor 2014 – Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon ta monitoroj procesin zgjedhor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Nga vëzhguesit e Demokracisë në Veprim, deri në orën 12 janë paraqitur këto të dhëna:
Siç raportohet nga vëzhguesit tanë, deri në orën 12 kanë votuar: mbi 14 %
Të dhënat nga tereni janë si në vijim:
Rrjedha e procesit të votimit:
Në Gramaqel të Deçanit përkatësisht në qendrën 0103c, 03r – Vëzhguesit e subjekteve politike po qëndrojnë në korridor të qendrës dhe po bëjnë presion mbi votuesit;
Në Klinë në qendrën 0808c, në vendvotimin 04d, një votues është ankuar se e ka gjetur të plotësuar rubrikën e tij;
Në Selac të Mitrovicës, KQZ ka dërguar vetëm 50 fletëvotime kurse në listën e votuesve janë 149 votues. Në këto qaste është ndërprerë procesi i votimit për shkak se janë harxhuar fletëvotimet.
Është raportuar se në Vitomericë të Pejës përkatësisht në hyrje të qendrës 1706c, vazhdimisht qëndron një veturë me kandidatin për deputet të PDK-së;
Gjithashtu në Mitrovicë, shumë afër qendrës 1102b po qëndron një veturë me posterët e dy kandidatëve të PDK-së.
• Votimet familjare
Raste të votimeve familjare si një nga format më të shprehura në proceset elektorale në Kosovë janë raportuar edhe gjatë ditës së sotme. Deri më tani janë raportuar gjithsejtë 3531 raste në 523 vendvotime apo në 1/5 e numrit total të vendvotimeve .
• Asistencë më shumë se ndaj një personi
Rastet kur një person ka asistuar më shumë se një person tjetër në të gjitha vendvotimet në Kosovë janë raportuar 341 raste në 61 vendvotime.
• Mos gjetje e emrave në listën e votuesve
Probleme me listat e votuesve, përkatësisht vështirësitë e votuesve për ta gjetur emrin e tyre në listën e votuesve, deri më tani janë raportuar 1094 raste në 289 vendvotime.
• Prezencë të personave të paautorizuar
Prezencë të personave të paautorizuar në qendra të votimit janë raportuar në 13 raste.
• Fotografim të votës
Raste të fotografimit të votës nga ana e votuesve, deri më tani janë raportuar 24 raste, ku 8 prej tyre janë raportuar në Ferizaj në qendrën 2501Y, në vendvotimin 10r.
Demokracia në Veprim vazhdon ti bëj thirrje të gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese.
Konferenca e radhës e Demokracisë në Veprim do të organizohet në ora 18:00 pasdite.
Komunikatë për Media – ora 14:00
16