Komunikatë për Media Ora 10:00

by admin

Graçanicë, 18 Janar 2015 Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është duke monitoruar procesin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Graçanicës. Për monitorimin e këtij procesi ka të angazhuar në terren rreth 30 vëzhgues si dhe disa ekipe mobile.

Vëzhguesit e DnV-së nga terreni, na informojnë se të gjitha 10 qendrat e votimit me 27 vendvotime janë hapur me kohë dhe materiali zgjedhor është në dispozicion.
Deri në orën 10:00 nuk është vërejtur ndonjë parregullësi e theksuar, përveç daljes shumë të ulët në zgjedhje. Në disa raste vërehen paqartësi të votueve lidhur me llojin e dokumentave me të cilat lejohet të votohet.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë gjithsejt 20, 229 votues.
Demokracia në Veprim i bënë të thirrje të gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org