Takimi vjen pas letrës zyrtare që DnV e kishte drejtuar javën e kaluar tek të gjithë anëtarët e KQZ-së. Në letër, DnV ka shprehur shqetësimet lidhur me ekspozimin e kabinave të votimit ndaj survejimit të kamerave dhe pjesëmarrësve gjatë procesit zgjedhor që u mbajt më 21 prill në komunat veriore. Kjo dukuri nuk ka qenë prezente në asnjë nga proceset zgjedhore në Kosovës. DNV beson dhe rekomandon që secilit votues duhet t’I garantohet privatësia dhe konfidencialiiteti I votës.
DnV shpreson që rekomandimet dhe shqetësimet e ngritura do të merren në konsideratë për të përmirësuar integritetin e proceseve zgjedhore në të ardhmen.