Misioni i koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është që të vlerësoj  drejtësinë e zgjedhjeve si themelin kryesor të përfaqësimit demokratik  të qytetarëve, të përfshijë qytetarët në ushtrimin e të drejtës së votës dhe proceset zgjedhore për një shoqëri demokratike, edukimi i votuesve dhe akterëve zgjedhor mbi procedurat themelore të votimit dhe avokimi për reformë të legjislacionit zgjedhor dhe përfshirja në rrjete të organizatave vëzhguese jashtë vendit.

Bordi Ekzekutiv i DnV-së përbëhet nga 6 organizata joqeveritare dhe ka përgjegjësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e misioneve vëzhguese, ndërlidhjen me donatorë dhe avokimin për reformë zgjedhore.

  1. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
  2. Syri I Vizionit (SIV)
  3. Shoqata Nëna Terezë (MTA)
  4. Lëvizja FOL
  5. Center for Peace and Tolerance (CPT)
  6. Demokraci për Zhvillim (D4D)

Si organ i DnV-së, ka përgjegjësi për implementimin e aktiveteve në terren, mbajtjen e lidhjeve me OJQ-të partnere lokale, vëzhgimin e fushatës elektorale, zbatimin programeve për edukim të votuesve.

  1. Rajoni i Prishtinës (Shoqata Nëna Terezë dhe Qendra për Politika dhe Avokim – QPA)
  2. Rajoni i Mitrovicës (Mundësia)
  3. Rajoni i Komunave me shumicë serbe në Veri (Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC)
  4. Rajoni i Gjilanit (Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar – KCIC)
  5. Rajoni i Pejë (Syri i Vizionit)
  6. Rajoni i komunave me shumicë serbe në Jug (Center for Peace and Tolerance – CPT)
  7. Rajoni i Prizrenit (KDI)
  8. Rajoni i Ferizajt (të vendoset)

Nga ky link https://kdi-kosova.org/qasja-jone/ merri keto llogo: USAID, KCSF, KFOS, IREX, IFES, NDI, Swiss (https://www.eda.admin.ch/error.html); Ambasada Gjermane, Royal Norwegian, Komisioni Evropian, British Embassy Prishtina.

Shto edhe llogon e FCDO (kjo llogo e zeze) ne faqen e pare te brand book-ut qe e ke ne attach.

Themelohet Demokracia në Veprim

Në shtator të vitit 2007 një grup organizatash joqeveritare me përvojë të mëhershme në fushën e zgjedhjeve themeluan koalicionin jo-formal me përmasa nacionale “Demokracia në Veprim”. Të përbashkuar nga besimi se zgjedhjet janë fundament i një shoqërie demokratike dhe janë matës i shëndetit të demokracisë, anëtarët e koalicionit Demokracia në Veprim i vendosën disa synime: Që përmes vëzhgimit të paanshëm të sigurohej që zgjedhjet organizoheshin sipas standardeve universale për zgjedhje te lira, të drejta dhe të barabarta; Që përmes informimit dhe raportimit të drejtë të rrisnin besimin e qytetarëve në zgjedhje dhe në institucione që dalin nga zgjedhjet dhe që të punonin për të edukuar dhe rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje në mënyrë që ata të bëheshin hisedarë në demokraci.

Organizatat themeluese

  1. Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave/Kosovar Institute for Policy Research and Development (KIPRED)
  2. Instituti Demokratik i Kosovës/ Kosova Democratic Institute (KDI)
  3. Iniciativa për Progres /Initiative for Progress (INPO)
  4. Forumi për Iniciativë Demokratike/Forum for Democratic Initiative (FDI)
  5. Syri I Vizionit (SIV)
  6. Shoqata Nëna Terezë/Mother Theresa Association (MTA)
  7. Center for Civil Society Development (CCSD)
  8. Community Building Mitrovica (CBM)
  9. Developing Together (DT)
  10. Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar/Kosovar Center for International Cooperation (KCIC)
2007
DnV gjithnjë gati për të vëzhguar zgjedhjet.

  • Që nga themelimi më 2007, Demokracia në Veprim ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore në Kosovë, përfshi zgjedhjet parlamentare, lokale dhe ato për kryetarë të komunave. Numri i vullnetarëve të angazhuar për të vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore tejlkalon 35,000. Instituti Demokratik I Kosovës (KDI) ka shërbyer si Sekretariat I DnV-sw që nga viti 2010 dhe në kuadër të këtij roli ka zbatuar politikat e Bordit të DnV-së, ka fascilituar komunikimin midis anëtarëve të koalicionit, ka ngritur fondet për misionet vëzhguese dhe ka përfaqësuar punën e DnV-së tek akterët.
 
2007
KDI, Sekretariat i DnV-së

Instituti Demokratik I Kosovës (KDI) ka shërbyer si Sekretariat I Demokracisë në Veprim që nga viti 2010 dhe në kuadër të këtij roli ka zbatuar politikat e Bordit të DnV-së, ka fascilituar komunikimin midis anëtarëve të koalicionit, ka ngritur fondet për misionet vëzhguese dhe ka përfaqësuar punën e DnV-së tek akterët.

2010
Iniciohet Reformimi I Sistemit Zgjedhor
  • DnV ka qenë pjesë e të gjitha grupeve punuese për reformë zgjedhore që nga viti 2011 duke dhënë kontribut të vlefshëm për përmirësimin e sistemit zgjedhor. Megjithatë, këto iniciativa asnjëherë nuk arritën të kapitalizohen në një reformim përmbajtësor të sistemit zgjedhor që do garantonte një përfaqësim të drejtë të vullnetit qytetar, duke adresuar çështjet si zonat zgjedhore, pragun zgjedhor, listat e hapura dhe aplikimin e parimit një kandidat-një votë, modeli I listës “Zebër”. Hapja e listave zgjedhore ndodhi në vitin 2007 si rezultat i presionit të DNV-së.

2011
Për herë të parë DnV angazhon në misionin e saj vëzhgues me aftësi të kufizuara
  • Në përpjekje për të pasur një mision vëzhgues gjithpërfshirës, DnV kishte angazhuar mbi 200 vëzhgues me aftësi të kufizuara në kuadër të kontigjentit të saj për vëzhgim të zgjedhjeve parlamentare të 2014-tës, fushatës zgjedhore dhe Ditës së Zgjedhjeve. Kjo praktikë mbetet e vetmja në rajon dhe më gjerë dhe shënon një standard të ri të garantimit të gjithpërfshirjes në misionet vëzhguese.
  •  

2014
DnV anëtarësohet në rrjetin ENEMO
  • Në vitin 2015, DnV e përfaqësuar nga KDI bëhet anëtare e rrjetit Evropian të Organizatave për Monitorim të Zgjedhjeve, ENEMO. Ky rrjet i përbërë nga 22 organizata nga 18 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, Azisë Qendrore dhe Unionit Evropian i ka mundësuar DnV-së të bëhet pjesë e misioneve vëzhguese në këto shtete.
  •  

2015
#As Unë

  • Lansohet fushata #AS UNË për të artikuluar kërkesën e qytetarëve drejt subjekteve politike që të prezantojnë lista të pastra dhe kandidatë me integritet në zgjedhjet parlamentare.
2017
Pandemia dhe misioni vëzhgues sipas metologjisë PVT
  • Për t’iu përshtatur rrethanave që u imponuan nga pandemia COVID19, DnV, zgjedhjet parlamentare të 2021-tës i vëzhgoi duke zbatuar metodologjinë e njohur si Numërimi Paralel i Votave (Parallel Vote Tabulation – PVT). Kjo nënkuptonte shkurtime të theksuara në kontigjentin vëzhgues në ditën e zgjedhjeve dhe vëzhgimin e një numri të caktuar të vendvotimeve sipas mostrës përfaqësuese.
  •  
2021
Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjishme, një përpjekje për të adresuar vetëm mangësitë teknike të procesit
  • Miratohet Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligji i ri për financimin e subjekteve politike. Ndonëse ligjet e reja adresuan disa nga rekomandimet teknike lidhur me procesin zgjedhor, DnV ritheksoi kërkesën për reformë përmbajtësore por edhe u angazhuan për të dhënë kontribut në draftimin e legjislacionit sekondar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
  •  

2023