Home » Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019

by admin

Mitrovicë e Veriut, 19 maj 2019

Demokracia në Veprim (DnV), po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha (87) vendvotimet në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Të drejtë pjesëmarrje në zgjedhje kanë 57 mijë e 983 votues.

Hapja e vendvotimeve
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave, po zhvillohet në 44 qendra votimi me 87 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.
Në 68% të qendrave të votimit është raportuar për prezencë të zyrtarëve policor.

Prania e materialit propagandues
Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar për prani të materialit propagandues të subjekteve politike brenda diametrit prej 100m të Qendrës së Votimit, në vetëm një qendër votimi, në Leposaviq.

Disponueshmëria e materialit zgjedhor
Nga terreni raportohet se në vendvotime nuk kanë munguar materialet zgjedhore.

Prania e personave të paautorizuar në vendvotim
Prania e personave të paautorizuar nuk është vënë re në asnjë vendvotim.

Qasja e personave me aftësi të kufizuar
Rreth 60% e qendrave të votimit nuk janë të qasshme  për personat me aftësi të kufizuar.
 
***
Vëzhguesit e DnV-së do të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë gjithë ditës deri në përfundim të procesit të numërimit. Informatat nga terreni do të jenë të disponueshme për publikun në kohë reale.
DnV iu bën thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve të partive politike dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor të jenë të përkushtuar për të përmbushur obligimet e tyre për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. 
*
Demokracia në Veprim (DnV) është koalicion vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan,19 maj, DnV ka akredituar 116 vëzhgues, duke përfshirë vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe epike mobile të cilët do të jenë në terren për të vëzhguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Related Posts

Leave a Comment