Sekretariati I DnV-së sot takoi kryetarin e KQZ-së, z. Kreshnik Radoniqi për të kërkuar që KQZ të rimendojë mënyrën e vendosjes së kabinave të votimit brenda vendvotimit, në mënyrë që të respektohet parimi i fshetësisë së votës

by admin

Takimi vjen pas letrës zyrtare që DnV e kishte drejtuar javën e kaluar tek të gjithë anëtarët e KQZ-së. Në letër, DnV ka shprehur shqetësimet lidhur me ekspozimin e kabinave të votimit ndaj survejimit të kamerave dhe pjesëmarrësve gjatë procesit zgjedhor që u mbajt më 21 prill në komunat veriore. Kjo dukuri nuk ka qenë prezente në asnjë nga proceset zgjedhore në Kosovës. DNV beson dhe rekomandon që secilit votues duhet t’I garantohet privatësia dhe konfidencialiiteti I votës.

DnV shpreson që rekomandimet dhe shqetësimet e ngritura do të merren në konsideratë për të përmirësuar integritetin e proceseve zgjedhore në të ardhmen.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org