DnV publikon Rezultatet Preliminare për Subjektet Politike për Zgjedhjet Parlamentare 2025

by Besi

DnV publikon Rezultatet Preliminare për Subjektet Politike për Zgjedhjet Parlamentare 2025

Demokracia në Veprim vlerëson se i gjithë procesi i votimit, që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00 ka rrjedhur në atmosferë të qetë ndërsa votuesit kanë demonstruar një pjekuri të lartë qytetare dhe demokratike. DnV ka raportuar për ecurinë e procesit duke pasë në terren 500 vëzhgues të shpërndarë në 500 vendvotime sipas mostrës përfaqësuese. 

Dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 44.1%, me margjinë gabimi +/- 0,84%. Këtu nuk janë të llogaritura dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit.

Dalja përfundimtare e votuesve në zgjedhjet e kaluara të parakohshme parlamentare të vitit 2021 ishte 48,78% ndërsa në vitin 2019 dalja e votuesve ishte 44,56%.

***REZULTATET PRELIMINARE***

Lëvizja Vetëvendosje – LVV                                     40,4% (Margjina e gabimit +/-1,44%)

Partia Demokratike e Kosovës – PDK                       21,7% (Margjina e gabimit +/-1,45%)

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK                      17,5% (Margjina e gabimit +/-0.97%)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK- NISMA  7,2% (Margjina e gabimit +/-0.82%)

Koalicioni për Familjen                                             2,4% (Margjina e gabimit +/-0,21%)

Srpska Lista – SL                                                        5,4% (Margjina e gabimit +/-1,68%)

Za Slobodu, Pravdu i Opstanak – SPO                       0,6% (Margjina e gabimit +/-0,19%)

**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht

**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara

**Margjina e gabimit është për rezultatet e secilit subjekt politik

DnV rikujton se pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, kutitë e votimit do të dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit, në përcjellje të Policisë së Kosovës. Nga mëngjesi i nesërm, kutitë do të rihapen dhe do të fillojë procesi validimit të votave të subjekteve politike e pastaj numërimit të votave të kandidatët e subjekteve politike. Ky ndryshim po aplikohet për të përmirësuar transparencën dhe saktësinë e numërimit të votave për kandidatë, proces ky që është përcjellë me ankesa, vonesa e parregullësi në zgjedhjet e kaluara dhe ka bërë që 90% e kutive të rinumërohen.

DnV kërkon nga subjektet politike të përmbahen nga festimet e parakohshme dhe të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ për t’i kontrinbuar një atmosfere të qetë dhe demokratike

***Demokracia në Veprim (DnV) është koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për  vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 9 Shkurtit, DnV do të bazohet në metodologjinë e Numërimit Paralel të Votave (e njohur si PVT). Kjo metodë e bazuar në parime statistikore mundëson vlerësimin e procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve, përfshirë edhe procesin e numërimit. PVT aplikohet në një mostër përfaqësuese të rastësishme të vendvotimeve, që do të thotë që rezultatet e marra në këtë mënyrë janë të aplikueshme në nivel vendi. Për ditën e zgjedhjeve, DnV ka akredituar 500 vëzhgues të cilët po mbështeten nga 50 ekipe mobile dhe dhjetëra vullnetarë në Qendrën e Thirrjeve.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org