Prishtinė, 1 dhjetor 2013 (14h) – Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia nė Veprim” po vazhdon tė monitorojė procesin zgjedhor nė raundin e dytė pėr zgjedhjet lokale pėr kryetar komunash nė tė gjitha ato komuna ku po organizohet procesi i balotazhit. Nga vėzhguesit e Demokracisė nė Veprim, deri nė orėn 12 janė paraqitur kėto tė dhėna:
Sipas vėzhguesve tė DnV-sė, deri nė orėn 12 dalja e qytetarėve nė votime ėshtė rreth
13 %.
Incidentet e raportuara
Mitrovicė – Nė qendrėn 1116b/01 tek Tuneli i parė, dy koordinator (shpėrndarės sė ushqimit) tė PDK-sė dhe AKR-sė, janė pėrleshur fizikisht brenda vendvotimit. Policia i ka arrestuar kėta person dhe ka ftuar prokurorin pėr tė proceduar mė tutje;- Gjakovė – Nė shkollėn “Yll Morina”, qendra 0202x /07, Menaxheri i qendrės sė votimit ka votuar pa dokument identifikimi pėrkatės dhe pas reagimit tė vėzhguesve procesi i votimit ėshtė ndėrprerė pėr rreth 20 minuta. Pas intervenimit tė organeve ndjekėse (policisė dhe prokurorisė), ėshtė hapur vendvotimin dhe ka vazhduar procesi i votimit;
- Ferizaj – Nė fshatin Varosh, dyshohet qė njė automjet civil ka poseduar brenda tij njė kuti votimi. Njė dėshmitar e ka pyetur ngasėsin e veturės se pse e posedon kėtė kuti, ndėrkohė ka marrė njė pėrgjigje se bėhet fjalė pėr njė tė tillė tė dėmtuar dhe se do tė zėvendėsohet nė njė vend. Vėzhguesit e DnV-sė kanė pyetur edhe KKZ-nė nėse ka ndonjė problem me kuti votimi, por tė cilėt kanė mohuar njė gjė tė tillė.
Parregullsitė tjera tė identifikuara:
- Prishtinė, Nė shkollėn “Asim Vokshi”, qendra 1921x/02, llampa nuk ka punuar dhe pėr disa minuta ėshtė ndėrprerė votimi, ndėrsa pas njė kohe ka rifilluar votimi.
- Prishtinė, Nė shkollėn “Hasan Prishtina” nė 1909e/08d, njė person gjatė votimit tek emri i tij nė listėn e votuesve ka gjetur nėnshkrimin e njė personi tjetėr.
- Gjakovė – (Babaj i Bokės) nė qendrėn 0228c/01r, ėshtė raportuar se njė person ka tentuar pėr tė votuar me dokument identifikimi tė vajzės sė tij;
- Gjilan – Nė shkollėn “Skėnderbeu”, 0423d/01R, gjatė orės 10 nė afėrsi tė qendrės sė votimit njė person ka vendosur material propagandues tė subjekteve politike, pėrkatėsisht posterin e njėrit nga kandidatėt qė ėshtė nė garė zgjedhore.
- Mitrovicė e Veriut – Nė shkollėn Teknike janė raportuar disa raste tė parregullsive si:
• Tentim pėr tė votuar mė shumė se njėherė,
• Tentim pėr tė votuar me dokumente identifikimi false;
Rastet tė kur njė person asiston mė shumė se njė herė
Deri nė kėtė periudhė raportuese janė raportuar 30 raste nė gjithė vendin (Ferizaj, Gjakovė, Gjilan, Pejė dhe Prishtinė).
Votime familjare
Vėzhguesit e DnV-sė nga tereni kanė raportuar njė numėr tė madh tė rasteve tė votimeve familjare, nė tė gjitha qendrat e votimit.
DnV i bėnė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė dalin nė zgjedhje pėr tė shfrytėzuar tė drejtėn e tyre demokratike dhe kushtetuese.