DnV i bėnė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė dalin nė zgjedhje pėr tė shfrytėzuar tė drejtėn e tyre demokratike dhe kushtetuese.

by admin

Prishtinė, 1 dhjetor 2013 – Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia nė Veprim” ėshtė duke monitoruar procesin zgjedhor nė raundin e dytė pėr zgjedhjet lokale pėr kryetar komunash, nė tė gjitha ato komuna ku po organizohet procesi i balotazhit. Ngjashėm si mė 3 nėntor, Demokracia nė Veprim pėr monitorimin e kėtij procesi ka tė angazhuar nė terren 1600 vėzhgues si dhe disa ekipe mobile.
Monitoruesit tanė deri mė tani kanė paraqitur tė dhėnat si nė vijim:
Fillimi i rrjedhės sė votimit: Tė dhėnat nga terreni na tregojnė se janė hapur tė gjitha qendrat e votimit nė gjithė vendin, nė pėrjashtim tė disa vendvotimeve tė cilat janė hapur me vonesė prej 10 – 30 minutash.
Mbarėvajtja e procesit tė votimit:

  • Nė Gjakovė nė shkollėn “Yll Morina” me numėr 0202x /08r ėshtė evidentuar njė rast i fotografimit tė votės.
  • Po ashtu edhe nė shkollėn “Hasan Prishtina” 1909e/04r, dyshohet pėr njė rast tė fotografimit tė votės.
  • Nė Prizren nė afėrsi tė shkollave “Remzi Ademi” dhe “11 Marsi”, ėshtė raportuar se ka prezencė tė materialit propagandues tė subjekteve politike. Gjithashtu, raste tė prezencės sė materialit propagandues janė evidentuar edhe nė Ferizaj (Pleshinė) nė shkollėn “5 dėshmorėt e UĒK-sė” dhe nė Varosh nė shkollėn Visar Dodani”, nė Mitrovicė (Sitnicė) nė shkollėn “Bedri Gjina” dhe Shupkovc nė shkollėn “1 Maji”, si dhe nė Vushtrri nė shkollėn “Liria” nė Zhilivod.
  • Nė Prizren, nė shkollėn “Fadil Hisari” nė lagjen Tusuz, para dyerve tė kėsaj qendre tė votimit ka njė prezencė tė 20-30 personave tė cilėt qėndrojnė aty nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ju bėjmė thirrje institucioneve kompetente qė personat e tillė t’i largojė nga ajo hapėsirė nė mėnyrė qė tė mos paraqesin pengesė dhe ndikim tek votuesit.
  • Nė Lipjan nė qendrėn me numėr 1305e/02r, njė votues ka votuar nė mėnyrė tė hapur duke e bėrė publike votėn e tij.
  • Nė Shkollėn Fillore “ Dardania” nė Prishtinė 1904e/08r, ėshtė raportuar se nė listėn e votuesve mungon faqja e 34 e kėsaj liste.

Gjithashtu nė disa vendvotime janė raportuar probleme me lista tė votuesve, qoftė me prezencėn e personave tė vdekur nė lista, qoftė me vėshtirėsitė e qytetarėve pėr ta gjetur emrin nė listat e votuesve.
Demokracia nė Veprim i bėnė tė thirrje gjithė votuesve qė tė dalin nė zgjedhje pėr ta shfrytėzuar tė drejtėn e tyre demokratike dhe kushtetuese.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org