17 nėntor 2013
Mitrovicė, 17 nėntor 2013 – Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia nė Veprim” ėshtė duke monitoruar procesin e rivotimit nė tri qendra tė votimit nė Mitrovicėn e Veriut. DnV pėr monitorimin e kėtij procesi ka angazhuar vėzhgues nė tė tri kėto qendra si dhe disa ekipe mobile.
Monitoruesit tanė deri mė tani kanė paraqitur tė dhėnat si nė vijim:
Fillimi i rrjedhės sė votimit dhe mbarėvajtja e procesit: Tė dhėnat nga terreni na tregojnė se janė hapur tė gjitha vendvotimet nė tė tri qendrat e votimit, me pėrjashtim tė disa vonesave prej 10 apo 20 minutash nė disa vendvotime. Sipas vėzhguesve tė DnV-sė procesi i votimit nė kėto orė tė mėngjesit po zhvillohet pėrgjithėsisht qetė.
Demokracia nė Veprim i bėn thirrje organeve qė ofrojnė siguri nė Kosovė, qė tė ndėrmarrin tė gjitha masat pėr tė garantuar njė ambient tė qetė dhe tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt qė marrin pjesė nė votime.
Demokracia nė Veprim i bėnė tė thirrje tė gjithė votuesve qė tė dalin nė zgjedhje pėr ta shfrytėzuar tė drejtėn e tyre demokratike dhe kushtetuese.