Prishtinė, 29 shtator 2013. Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia nė Veprim”, nė kuadėr tė aktiviteteve senzibilizuese pėr tė nxitur zgjedhje me standarde demokratike, ka organizuar nė Sheshin “Ibrahim Rugova” njė performancė me moton “Mbroje votėn”.
Aktorė kosovarė kanė performuar njė shfaqje qė ka paraqitur parregullsitė e zgjedhjeve tė kaluara, duke tentuar qė tė sensibilizohet opinioni qė tė njėjtat tė mos pėrsėriten nė zgjedhjet lokale tė 3 Nėntorit 2013.
Udhėheqėsi i “Demokracisė nė Veprim”, Ismet Kryeziu, ka vlerėsuar se kjo performancė ka pėr qėllim sensibilizimin e qytetarėve pėr t’i shmangur keqpėrdorimet. Ai ndėrkohė ka bėrė thirrje qė nė procesin zgjedhor tė mos ketė probleme qė e kanė karakterizuar vendin nė zgjedhjet e kaluara. Sipas tij, nė kėto zgjedhje do tė ndikojė pozitivisht edhe Kodi i ri Penal dhe masat qė parashihen nė tė.
Performanca ėshtė zhvilluar nė kuadėr tė aktiviteteve tė Demokracisė nė Veprim qė lidhen me sensibilizimin e qytetarėve tė Kosovės rreth rėndėsisė sė pjesėmarrjes nė zgjedhje demokratike.
Performanca artistike “Mbroje votėn”
3