DnV avokon pėr pėrfshirje tė gruas nė proces zgjedhor

by admin

Prishtinė, 26 korrik 2013 – Demokracia nė Veprim (DnV) ka mbajtur debat publik me grupin e grave deputete tė Kosovės pėr tė diskutuar pėrfshirjen e plotė tė gruas nė procesin e ardhshėm zgjedhor.
Nė kėtė debat janė biseduar problematikat dhe njė numėr ēėshtjesh qė i kanė pėrcjellė zgjedhjet e kaluara nė aspektin gjinor, siē janė votimi familjar, numri tejet vogėl i grave komisionere nė vendvotime, numri i vogėl i vėzhguesve zgjedhore, si dhe pjesėmarrja e ulėt e grave nė votim.

Pjesėmarrės nė kėtė takim ishin anėtarė tė Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), subjekteve politike, grupit jo-formal tė grave deputete, kryetaret e forumeve tė grave tė subjekteve politike, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile si dhe organizatave tė ndryshme ndėrkombėtare.

Shqipe Gjocaj, menaxhere e projektit nė KDI ka cekur se partitė politike nuk duket se i kanė kushtuar deri mė tani rėndėsinė e duhur bilancit gjinor gjatė procesit zgjedhor. Duke diskutuar rreth nominimeve tė subjekteve politike pėr anėtarėt e Komisioneve Komunale Zgjedhore, Gjocaj theksoi se “pėr zgjedhjet lokale tė 3 nėntorit, nga gjithsejtė 288 anėtarė tė nominuar nga subjektet politike, 253 prej tyre janė meshkuj ndėrsa vetėm 27 janė femra. Me fjal tė tjera, 90% meshkuj ndėrkaq 10% femra.

Valdete Daka, kryetarja e KQZ, tha se pavarėsisht qė struktura ligjore ėshtė perfekte, kėto shifra tregojnė qė ligjet nuk po respektohen. Sipas kryetarės sė KQZ-sė, numri mė i madh i grave komisionere do tė ishte i nevojshėm dhe preventivė e mirė e problemeve pasi qė deri mė tani ato nuk kanė qenė tė akuzuara apo tė pėrshira nė ndonjė parregullsi gjatė proceseve zgjedhore. Si rrjedhojė, Daka u bėri thirrje subjekteve politike tė nominojnė sa mė shumė femra e gra komisionere.

Deputetet nga grupi jo-formal i grave nė Kuvendin e Kosovės e mbėshtetėn Demokracinė nė Veprim nė avokim pėr tė rritur pjesėmarrjen e gruas dhe nė proces zgjedhor.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org