Prishtinė, 25 korrik 2013 – Anėtarė tė bordit te koalicionit “Demokracia ne Veprim” u takuan sot me pėrfaqėsuesit e 15 OJQ-ve te rajonit te Prishtinės: Drenas, Fushė Kosove, Obiliq, Podujeve dhe Lipjan. Nė takim u diskutua rreth procesit tė vėzhgimit tė zgjedhjeve lokale tė 3 nėntorit dhe kontributin qė kėto OJQ dhe tė tjera mund tė japin nė kėtė proces. Tė gjitha OJQ-tė prezente shprehen gatishmėrinė pėr tė kontribuar nė vėzhgimin e zgjedhjeve.
Shqipe Pantina anėtare e bordit tė DnV theksoj domosdoshmėrinė qė tė punohet mė shumė nė edukimin e votuesve nė mėnyre qė kėto zgjedhje tė shkojnė sa mė mirė dhe tė parandalohen pėrpjekjet eventuale pėr manipulim tė zgjedhjeve. “Jo vetėm qė cdo votė ėshtė e shenjtė dhe qytetari duhet tė sigurohet se vota e tij shkon aty ku ai e ka synuar, por ne duhet tė bėjmė cfar ėshtė nė mandatin tonė qė ky proces tė shkoj mirė e tė mos pėrmendemi vetėm negativisht nė raportet ndėrkombėtare” theksoj ajo.
Nė takim pėrfaqėsuesit e OJQ-ve ndanė pėrvojat e tyre nga zgjedhjet e fundit duke ofruar edhe rekomandime se si mund tė pėrmirėsohet procesi. U theksua nevoja pėr vėzhgimin e procesit tė transportimit dhe pranim-dorėzimin e materiale zgjedhore nga KKZ nė QNR si dhe tė ketė vėzhgues edhe jashtė Qendrave tė Votimit ku ndodhin mė sė shumti presionet dhe shqetėsimet e votuesve nga militantėt partiak.
Ky takim u facilitua nga Qendra pėr Politika dhe Avokim dhe Shoqata Nėna Terezė.
DnV takohet me pėrfaqėsuesit e 15 OJQ-ve te rajonit te Prishtinės
3