3
Prishtinė, 16 korrik 2013 – Demokracia nė Veprim ka filluar mobilizimin pėr zgjedhjet e nėntorit nė Kosovė. Drejtues tė kėtij koalicioni kanė filluar nga Peja serinė e takimeve qė kanė pėr qėllim tė mobilizojnė sektorė tė ndryshėm tė shoqėrisė pėr njė pėrfshirje mė tė gjerė dhe sa mė pėrfaqėsuese nė procesin zgjedhor. Nė takime tė ndara nė Pejė, koalicioni ka takuar mediat, organizatat joqeveritare dhe shoqata te grave, nga gjashtė komunat e rajonit tė Pejės. Kėtė vit, koalicioni i OJQ-ve ka filluar pėrgatitjet nė kohė nė mėnyrė qė fillimi i fushatės tė gjejė aktivistėt e shoqėrisė civile tė gatshėm pėr rolin e vet. “Dėshirojmė tė kemi sa mė shumė pėrfaqėsim, sa mė shumė organizata nė mėnyrė qė tė jenė tė pėrfshirė tė gjithė ata qė duan tė jenė pjesė e kėtij procesi” ka thėnė drejtuesi i koalicionit Ismet Kryeziu nė takimin me rreth 30 organizata joqeveritare nga komunat e rajonit, tė cilat kanė shprehur gatishmėri tė jenė pjesė e angazhimit nė monitorimin e zgjedhjeve. Nė takimė ėshtė thėnė se DV angazhohet qė secilit qytetar t’i garantohet pjesėmarrje nė votim dhe numėrim i ndershėm i votės. Nė takimin me mediat e Pejės ėshtė kėrkuar nga mediat qė tė punohet sa mė shumė nė edukimin e votuesve. Demokracia nė veprim edhe kėtė vit do ketė mbėshtetjen financiare nga USAID dhe ambasadat e tjera nė Prishtinė, ndėrsa do monitorojė nė tėrėsi fushatėn zgjedhore dhe ditėn e zgjedhjeve me angazhimin e 80 monitoruesve afatgjatė dhe rreth 3500 vėzhguesve ditorė. |