Ferizaj, 27 Maj 2012, ora 19:00 – Vėzhguesit e Demokracisė nė Veprim kanė monitoruar gjatė gjithė ditės procesin zgjedhor pėr zgjedhjen e kryetarit tė Ferizajt, me c’rast kanė informuar nė mėnyrė periodike opinionin pėr tėrė procesin zgjedhor.
Pėrkundėr qė nė orėt e pasditės ėshtė rritur fluksi i qytetarėve tė cilėt kanė dalur pėr tė votuar, megjithatė deri nė orėn 18:00, pjesėmarrja e qytetarėve tė Ferizajt nė zgjedhje nuk ka kaluar shifrėn mė tepėr se 25.07%.
Edhe nė kėtė periudhė raportuese vlerėsimi i pėrgjithshėm vazhdon tė jetė qė procesi zgjedhor ishte pa incidente tė cilat do tė mund tė cėnonin procesin zgjedhor nė pėrgjithėsi.
Rrjedha dhe mbarėvajtja e procesit tė votimit
Sipas monitoruesve tė Demokracisė nė Veprim, ėshtė raportuar se nė fshatin Zaskok – njė nga vėzhguesit ka tentuar vazhdimisht tė ndėrhyjė nė orientimin e qytetarėve pėr tė votuar, e ku kryesuesja ėshtė detyruar tė ndėrhyjė duke e fyer dhe kėrkuar ndihmėn e Komisionit Komunal Zgjedhor.
Nė fshatin Lloshkobaj – janė identifikuar 2 raste tė fotografimit tė votave, nė Surqinė – disa nga vėzhguesit duke qenė nė dijeni se kush ka votuar, thėrrisnin me telefon njerėzit tė cilėt nuk kanė votuar duke kėrkuar nga ta qė ta bėjnė njė gjė tė tillė.
Nė shumicėn e qendrave tė votimit deri nė orėn 18:00 ėshtė raportuar pėr njė numėr tė konsiderueshėm tė votimeve familjare.
Nė fshatin Talinoc i Muhaxherėve (qendra 2513d, o2 R) pothuajse gjatė gjithė ditės ėshtė raportuar se anėtarėt e Kėshillit tė Vendvotimit kanė neglizhuar punėn e tyre, duke lėvizur vazhdimisht nga vendvotimi, dhe nė shumė raste brenda kėtij vendvotimi kanė mbetur vetėm 2 komisionerė.
Kushtet dhe rrethanat pėr votim tė lirė
Nė qytetin e Ferizaj, nė shkollėn Zenel Hajdinin pėrkatėsisht nė qendrėn 2504d – ėshtė raportuar qė 3 persona tė identifikuar se vijnė nga qyetetet tjera tė Kosovės, kanė tentuar tė votojnė por nuk janė lejuar nga ana e kėshillit tė vendvotimit.
Komunikatė pėr media – ora 19:00
3