Qytetarët kërkojnë që në Kushtetutë të përfshihet edhe inicimi për shkarkim i Presidentit, nga qytetarët

by admin

Drenas, 11 tetor 2011 – Në debatin e katërt me radhë me qytetarë, të organizuar nga Demokracia në Veprim dhe Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, u dhanë propozime të ndryshme për dilemat e hapura rreth ndryshimit të Kushtetutës.

Në hapje të debatit, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku vlerësoi se kjo formë e debatit është jashtëzakonisht e mirë, sepse iu mundëson qytetarëve që drejtpërdrejt të bëjnë amendamentimin e Kushtetutës.

Driton Tafallari, përfaqësues i Demokracisë në Veprim ftoi qytetarët që të japin propozime konkrete për Presidentin apo Presidenten e tyre të ardhshme, duke përmendur garancinë e marrë nga Komisioni Kushtetues, se propozimet e tyre do të merren parasysh në procesin e përfundimtar të amendamentimit kushtetues.

Alternativa që menjëherë zgjoi interesimin e komisionit ishte çështja e aplikimit të demokracisë së drejtpërdrejtë në procesin e shkarkimit të Presidentit të ardhshëm, në kuptimin e asaj që qytetarët duke pas përgjegjësinë për zgjedhjen e Presidentit, të kenë edhe mundësinë e inicimit të shkarkimit të tij. Ndërsa, kriteri i propozuar nga qytetarët që kandidati për President të jetë i lindur në Kosovë, nga të tjerët u vlerësua si diskriminues për diasporën. Vendi se ku do të duhej të betohet Presidenti u propozua të jetë Prekazi. Sa i përket opsionit për zëvendëspresident, u komentua që në rast të ekzistencës së këtij posti, të përcaktohen qartë edhe kompetencat përkatëse të tij apo saj.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org