Deklaratë preliminare lidhur me procesin e rivotimit në Komunën e Mitrovicës me 23 janar 2011

by admin

Demokracia në Veprim është koalicion i organizatave joqeveritare kosovare.
U formua në vitin 2007, shumica prej të cilave kishin përvojë të mëhershme në monitorimin e zgjedhjeve. Demokracia në Veprim mbështetë promovimin e zgjedhjeve të lira si pjesën më thelbësore për një shoqëri demokratike.

Objektivi kryesor i Demokracisë në Veprim është sigurimi i një procesi zgjedhor sipas standardeve ndërkombëtare dhe udhëheqje politike që inspiron besim tek qytetarët.

Stimulimi i besimit në praktikat demokratike përmes promovimit dhe mbështetjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta është misioni që mban koalicioni Demokracia në Veprim.

Përmes pjesëmarrjes së shoqërisë civile ky koalicion promovon: pjesëmarrjen në zgjedhje të lira përmes edukimit të votuesve, ndërtimin e besimit në transparencë dhe zgjedhje të paanshme parlamentare dhe lokale, promovon te drejtën dhe obligimin e qytetarëve që të jenë pjesë e procesit zgjedhor, bashkëpunon me organizata vendore, rajonale dhe ndërkombëtare për avancimin e jetës demokratike në Kosovë.

Gjatë monitorimit të procesit të rivotimit në Komunën e Mitrovicës nga Demokracia në Veprim (DV) kanë qenë të angazhuar rreth 130 vëzhgues statik dhe 20 vëzhgues mobilë. Po ashtu Demokracia në Veprim, ditën e votimit me 23 janar 2011 ka pasur Qendrën e saj të thirrjeve dhe komunikimit me publikun, ku të angazhuar kanë qenë rreth 20 vullnetar.

Dalja në votime

Bazuar në të dhënat e vëzhguesve të Demokracisë në Veprim të drejtën për të hedhur votën e tyre në kutitë e votimit në Komunën e Mitrovicës e kanë shfrytëzuar: 22.473 apo 25.88% votues nga gjithsej 86.834 sa ishin të regjistruar në listën përfundimtare të votuesve.

Gjetjet e përgjithshme nga dita e zgjedhjeve:

  1. Demokracia në Veprim, procesin e rivotimit në komunën e Mitrovicës me 23 janar 2011, përkundër disa parregullsive të vogla, e vlerëson si një proces zgjedhor të qetë, të rregullt dhe demokratik.
  1. Demokracia në Veprim e vlerëson shqetësues numrin e vogël të daljes në votime të qytetarëve të komunës së Mitrovicës.
  1. Nga aspekti i organizimit teknik, KQZ ka siguruar që materiali i domosdoshëm zgjedhor të jetë i pranishëm në të gjitha vendvotimet në kohën e duhur, si dhe nuk është shënuar ndonjë rast ku ka pasur vërejtje mbi kualitetin e këtyre materialeve.
  1. Gjatë këtij procesi janë evidentuar rreth 38 raste ku i njëjti person ka asistuar më shumë se një person.
  1. Po ashtu gjatë këtij procesi të rivotimit janë evidentuar 6 raste të votimeve të shumëfishta.
  1. Votimi familjar edhe më tutje mbetet shkelja më e shpeshtë në proceset zgjedhore në Kosovë. Votimi familjarë apo prezenca e dy e më shumë persona në kabinën e votimit kanë qenë raste të shprehura në shumë vendvotime. Janë evidentuar mbi 446 raste të votimeve familjare.
  1. Gjithashtu janë evidentuar dy raste në dy vendvotime të ndryshme të prezencës së personave të paautorizuar.

Gjatë procesit të numërimit të votave, në dy vendvotime janë evidentuar raste ku komisionerët e një subjekti politik kanë plotësuar disa fletëvotimeve të paplotësuara nga votuesit, duke ia vënë numrin e votave kandidatëve sipas preferencës së komisionerëve.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org