Prishtinë, 23 janar 2011 – Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim po vazhdon vëzhgimin e procesit të rivotimit në Komunën e Mitrovicës. Sipas raporteve të vëzhguesve tanë, deri në këtë periudhë raportuese janë evidentuar këto parregullsi:
Asistime të më shumë se një votuesi ( total 38 raste)
Në vendvotimin 1102b/08R – janë evidentuar 15
Në vendvotimin 1104b/02R – 13 raste
Në vendvotimin 1105b/05R – tri raste.
Në vendvotimin 1102b/07 R – tri raste.
Në vendvotimin 1103b/01R- dy raste
Në vendvotimin 1112b/02R – dy raste të ndryshme, komisioneri i LDK-së dhe ai i LDD-së asistojnë votuesit.
Votime të dyfishta (6 raste)
Në vendvotimin 1104b/07R janë regjistruar gjashtë raste të votimit të dyfishtë.
Në vendvotimin 1102b/13R ka pasur tri tentime për të votuar më shumë se një herë, por të cilat nuk janë lejuar nga ana e komisionerëve.
Gjithashtu në vendvotimin 1103b/06d janë regjistruar katër tentime për votim të dyfishtë;
Prezenca e personave të paautorizuar (2 raste)
Në qendrën e votimit 1105b/05R, dy herë gjatë ditës persona të paautorizuar kanë hyrë në qendër duke bëtë propagandë për një parti politike.
Në korridoret e qendrës 1111b/04R edhe më tutje kemi një numër të madh të personave të paautorizuar.
Votime familjare (446 raste)
Raste të votimeve familjare janë evidentuar në 62 vendvotime, që në total kapin shifrën prej 446 raste.
Sipas të dhënave nga vëzhguesit tanë, deri në orën 16:00 dalja në votime ka qenë rreth 21.3 për qind, apo 18.495 votues.
Tani jemi në përmbyllje të procesit të votimit. U bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve, partive politike dhe simpatizantëve të tyre që të tregojnë pjekuri politike dhe qytetare, në mënyrë që proceset përmbyllëse dhe të numërimit të shkojnë në mënyrë të rregullt.
Komunikatë për media [ Ora 18:00 ]
3