Gjilan, 23 nëntor 2010 – Demokracia në Veprim ka organizuar edhe një tryezë diskutimi mbi “Reformën në Legjislacionin Zgjedhor dhe Edukimin e Votuesve”, me ç’rast pjesëmarrësit kanë vlerësuar se ndryshimet e bëra në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme janë minimale respektivisht, ashtu edhe siç u konstatua nga pjesëmarrësit, janë ndryshime kozmetike kurse nga të pranishmit është kërkuar me ngulm që në të ardhmen duhet të thellohet ndikimi te vendimmarrësit që reforma zgjedhore të behet konform kërkesave në teren siç janë zonat zgjedhore, zvogëlimi i pragut zgjedhor, ndërmarrja e veprimeve nga gjyqësori ndaj akterëve që shkelin ligjin gjatë organizimit të zgjedhjeve, etj.
Po ashtu, në këtë tryezë si problematikë në vete është theksuar edhe mungesa e gatishmërisë së qytetarëve për daljen në votime edhe pse supozohet se me daljen në skenën politike të dy subjekteve të reja, është e mundur ngritja e përqindjes së daljes së votuesve në zgjedhjet e datës 12 dhjetor 2010.
Të pranishëm në tryezë ishin përfaqësues të Komisioneve Komunale te Zgjedhjeve të Komunës së Gjilanit dhe Kamenicës, të Policisë së Kosovës, të Avokatit të popullit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Fillimisht, në këtë tryezë janë prezantuar propozimet e “Demokracisë në Veprim” për reformën zgjedhore dhe dallimet e ligjit të vjetër në raport me Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme.
Ndryshime Kozmetike në Ligjin për Zgjedhjet
3