Të rinjtë e Ferizajt, pjesë e simulimit të procesit të votimit

by admin

Demokracia në Veprim po vazhdon me aktivitetet në terren në kuadër të fushatës vetëdijësuese për informim dhe edukim të votuesve #MeVotë për Zgjedhjet Lokale 2017.

Në qytetin e Ferizajt u mbajt aktiviteti i radhës ku mbi 40 të rinj, shumica e të cilëve do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, morën pjesë në simulimin e procesit të votimit. Në këtë simulim asistuan përfaqësues të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të cilët ofruan shpjegimet e nevojshme për tërë procesin e votimit. Të rinjtë patën rastin të mësojnë edhe procedurën e ankesave në rast se hasin ndonjë parregullsi në ditën e zgjedhjeve.

DnV do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org