Rezultatet preliminare të DnV-së për 748 ose 30% të vendvotimeve të numëruara janë:
Koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) 36.9 %
Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) 26.2 %
LVV 24.7 %
Lista Srpska (GISL) 3.5 %
Tjera 8.8%
Incidentet e fundit të raportuara:
Në shkollën fillore “Heronjtë e Dukagjinit”, qendra e votimit numër 0107C, vendvotimi 01R, në Deçan raportohet se vendvotimi është mbyllur për shkak të parregullësive dhe në vendvotim ka ardhur policia dhe të gjithë vëzhguesit janë larguar nga atje.
Në fshatin Gllogjan të Komunë së Deçanit, në qendra e votimit 0107C, vendvotimi 02D DnV është detyruar të tërheq vëzhguesit pasi që ka pasur presion nga partitë dhe komisionerët si dhe kryesuesi. Të njëjtit kanë tentuar t’i shtojnë votat për koalicionin PDK, AAK, NISMA etj. DnV për shkak të sigurisë së vëzhguesve i ka tërhequr të dy vëzhguesit nga detyra. Prokuroria është duke u marrë me rastin në vendin e ngjarjes.
Komunikata e katërt për media- Rezultatet preliminare të DnV-së për 30% të vendvotimeve
23